Amazon pezullon shpërndarjet me dron pas një aksidenti në Arizona - Business Magazine Albania

Amazon pezullon shpërndarjet me dron pas një aksidenti në Arizona

Amazon ndërpreu përkohësisht dërgesat me dron në zonën West Valley të Phoenix, pasi dy mjete ajrore të modelit MK30 u përplasën me një vinç në Tolleson, Arizona. Sipas raportimit të ABC15 Arizona, nuk pati dëmtime serioze, por një person u trajtua klinikisht pas thithjes së tymit që doli nga mbetjet e përplasjes. Bazuar në hetimet paraprake, dy dronët e Amazon po fluturonin njëri pas tjetrit kur goditën vinçin dhe ranë në dy parkingje të ndryshme, rreth 30 deri në 60 metra larg njëri-tjetrit.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka hapur një hetim në bashkëpunim me Amazon. “Jemi në dijeni të incidentit me dy dronët Prime Air në Tolleson dhe po punojmë ngushtë me autoritetet përkatëse për të sqaruar rrethanat,” deklaroi zëdhënësi i kompanisë, Terrence Clark, për The Verge.

Lexo edhe: Fund tarifave të larta, prej sot Shqipëria nis zyrtarisht transfertat në SEPA

“Siguria është gjithmonë prioriteti ynë kryesor,” theksoi Clark. “Pas rishikimit të hollësishëm, u konstatua se nuk kishte probleme teknike me dronët apo sistemet mbështetëse. Megjithatë, kemi shtuar masa të reja sigurie, për të përmirësuar zbulimin dhe shmangien e pengesave në lëvizje, siç janë vinçat.” -shtoi më tej ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0