Amazon do të shkurtojë edhe 9 mijë vende pune - Business Magazine Albania

Amazon do të shkurtojë edhe 9 mijë vende pune

aksione në Amazon

Gjiganti i shitjes online, Amazon planifikon të shkurtojë 9000 vende të tjera pune, pasi kërkon të kursejë kostot.

Firma, e cila punëson 1.5 milionë njerëz në mbarë botën, tha se shkurtimet do të bien kryesisht në fushat e sektorit të ruajtjes së të dhënave dhe atë të reklamimit.

Ai nuk tha se cilat vende do të prekeshin, por tha se pozicionet do të mbylleshin në javët e ardhshme.

Lexo edhe: Raporti vjetor “Global 500” i Brand Finance vlerëson markat më të mira në botë, bazuar në disa faktorë

Bosi Andy Jassy tha se ishte një “vendim i vështirë”, por do të ishte më i miri për kompaninë në planin afatgjatë.

Firma ka hequr tashmë 18,000 vende pune në janar.

Jassy tha se vitet e fundit, shumica e fushave të biznesit të Amazon kishin shtuar role.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0