Altman vs OpenAI - Business Magazine Albania

Altman vs OpenAI

Altman vs OpenAI

Përballja e Sam Altman me anëtarët e bordit të OpenAI është gjithçka për të cilën bota e teknologjisë mund të flasë për momentin. Altman u shkarkua papritur nga bordi i OpenAI dhe që atëherë, kompania ka qenë në një gjendje kaosi. Mbi 95% e punonjësve të kompanisë, sipas raporteve të fundit, kanë kërcënuar se do të largohen nëse bordi nuk e rivendos Altman. Nga ana tjetër, Satya Nadella njoftoi së fundmi se Altman, së bashku me punonjësit e tjerë të shkarkuar të OpenAI, do t’i bashkohen Microsoft-it për të udhëhequr një ekip të ri të fokusuar në AI.

1. Dalja
OpenAI njoftoi largimin e Sam Altman në një postim në blog. Postimi në blog thoshte se bordi nuk ka më besim në aftësinë e Altman për të udhëhequr kompaninë pasi ai kishte qenë “jo konsistent në komunikimet e tij me bordin, duke penguar aftësinë e tij për të ushtruar përgjegjësitë e tij”.

2. Reagimi i Sam Altman
Altman reagoi ndaj lajmit në X  dhe tha se ishte si të lexonte lëvdatat ndaj tij. “Unë ju dua të gjithëve. Sot ishte një përvojë e çuditshme në shumë mënyra. Por, një e papritur është se ka qenë njësoj si të lexosh eulogjinë(lëvdatat) e tua ndërsa je ende gjallë.

3. Çfarë ndodhi në të vërtetë në fjalët e Greg Brockman

Greg Brockman u hoq gjithashtu nga bordi i OpenAI, megjithëse ai nuk u pushua nga puna. Megjithatë, ai la punën e tij pas largimit të Altman. Në një postim në Twitter, Brockman shpjegoi se çfarë ndodhi dhe se si Sam dhe ai u hoqën nga bordi në një video telefonatë . Tweet-i i tij tërhoqi shumë vëmendje.

4. Drama e përkohshme e CEO
Pas largimit të Altman, Mira Murati u emërua si CEO e re. Megjithatë, ajo thuhet se u përpoq të punësonte përsëri Altman dhe Brockman dhe u mbajt në anën e tyre. Mira u hoq gjithashtu pasi CEO e përkohshme dhe ish-shefi i Twitch, Emmett Shear, e zëvendësoi atë në këtë rol.

Lexo edhe:Jeni të apasionuar pas robotikës? Ky event është për ju!

5. Satya Nadella punëson Altman
Satya Nadella, i cili kishte qenë në krye të përpjekjeve për të rikthyer Altman në bordin e drejtorëve, njoftoi të hënën se themeluesi i ri i startup-it do t’i bashkohet Microsoft-it. Nadella tha se Altman do të drejtonte një ekip të ri, të fokusuar në AI të avancuar. Ai tha gjithashtu se Brockman dhe drejtues të tjerë të OpenAI do të ishin gjithashtu pjesë e këtij ekipi. Altman rindau postimin e Nadella në X dhe shkroi “Misioni vazhdon”.

6. Satya Nadella lavdëron Altman
Kur Altman rindau postimin e Nadella-s në X, CEO i Microsoft-it iu përgjigj postimit të Altman-it dhe tha se ishte “super i emocionuar” që e kishte atë si CEO të ekipit të ri, duke vendosur një “ritëm të ri për inovacion”.

7. 700 punonjës kërcënojnë të bashkohen me Microsoft

Sipas një raporti në New York Times, mbi 700 nga 770 punonjësit e OpenAI nënshkruan një letër duke kërcënuar të largohej nga kompania nëse Sam Altman nuk rikthehet. Punonjësit, në letër, shtojnë se Microsoft tashmë ka një vend pune për ta. Mira Murati dhe Ilya Sutskever (i cili luajti një rol të madh në rrëzimin e Altman si CEO) nënshkruan të parët  letrën.

Lexo edhe:Kush është Emmett Shear?

8. Punonjësit kërkojnë dorëheqjen e bordit dhe më shumë
Punonjësit që nënshkruan letrën e lartpërmendur përmendën se ata nuk do të jenë në gjendje të punojnë për, ose me njerëz që “u mungojnë kompetenca, gjykimi dhe kujdesi për misionin dhe punonjësit e tyre”. Më pas ata kërkuan që Altman dhe Brockman të rikthehen në detyrë, të gjithë anëtarët e bordit të jepnin dorëheqjen dhe të emëroheshin drejtorët e rinj të pavarur.

9. Satya Nadella lë të kuptohet për kthimin e Altman në OpenAI
Në një intervistë, CEO i Microsoft, Satya Nadella la të kuptohej mundësia e kthimit të Sam Altman në OpenAI. Ai tha se Microsoft dëshiron që Altman dhe Brockman “të kenë një shtëpi fantastike” nëse nuk do të jenë në OpenAI. Kur u pyet për mundësinë e kthimit të Altman në kompaninë e AI, Nadella tha se kjo i takon bordit, menaxhmentit dhe punonjësve të OpenAI të vendosin. Ai shtoi se Microsoft zgjodhi të bashkëpunojë me OpenAI dhe se kjo varet nga “njerëzit në OpenAI që qëndrojnë atje ose vijnë në Microsoft”. Ai tha se është “i hapur për të dyja opsionet”.

10. Ilya Sutskever pendohet për veprimet e tij
Shkencëtari kryesor dhe bashkëthemeluesi i OpenAI Ilya Sutskever luajti një rol të madh  në largimin e Altman. Në një postim në Twitter, ai shprehu “keqardhje të thellë” për përfshirjen e tij në vendim dhe shkroi: “Më vjen thellësisht keq për pjesëmarrjen time në veprimet e bordit. Nuk kam pasur kurrë qëllim të dëmtoj OpenAI. Më pëlqen gjithçka që kemi ndërtuar së bashku dhe do të bëj gjithçka që mundem për të ribashkuar kompaninë.”

IT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0