Altman: Pajisja e re e OpenAI do të jetë më e qetë dhe më paqësore se iPhone - Business Magazine Albania

Altman: Pajisja e re e OpenAI do të jetë më e qetë dhe më paqësore se iPhone

Altman: Pajisja e re e OpenAI do të jetë më e qetë dhe më paqësore se iPhone

“Kur njerëzit ta shohin, do të thonë: ‘kaq është?… Është kaq e thjeshtë.’” Kështu e përshkruan CEO i OpenAI, Sam Altman, reagimin që ai pret nga publiku kur të prezantohet për herë të parë pajisja e re harduerike e kompanisë.

Kjo pajisje është rezultat i bashkëpunimit mes OpenAI dhe ish-kryedesignerit të Apple, Jony Ive. Deri tani dihet shumë pak për produktin, përveç thashethemeve se do të jetë “pa ekran” dhe me përmasa të vogla për t’u mbajtur në xhep. Më herët gjatë këtij viti, OpenAI bleu startup-in e dizajnit të Ive, io, me synimin për t’i sjellë masave një formë të re teknologjie të bazuar në AI. Këtë fundjavë, Altman dhe Ive zbuluan më shumë rreth vizionit të tyre në një intervistë të moderuar nga Laurene Powell Jobs, gjatë Demo Day të nëntë vjetor të Emerson Collective në San Francisko. Edhe pse OpenAI nuk ka bërë publike detaje konkrete, pajisja ndodhet ende në fazë prototipi, Altman dhe Ive folën gjerësisht për “vibin” e produktit.

Më pak si Times Square, më shumë si një kabinë pranë liqenit

Altman e krahasoi pajisjen me iPhone, të cilin e quajti “arritja më e madhe e produkteve të konsumit” deri më sot. Ai shtoi se mund ta ndajë jetën e tij në dy periudha: përpara dhe pas iPhone-it. Megjithatë, sipas tij, teknologjitë moderne janë bërë tepër shpërqendruese. “Kur përdor pajisjet aktuale apo shumicën e aplikacioneve, ndihem sikur po ec në Times Square dhe po përballem vazhdimisht me bezdi të vogla, drita që më shkelqejnë në sy… njerëz që më përplasen, zhurma pa pushim. Është një ndjesi shqetësuese,” – tha ai. Njoftimet e shndritshme dhe aplikacionet që ndjekin dopaminën janë, sipas Altman, arsyeja pse pajisjet e sotme dështojnë. “Nuk mendoj se po e bëjnë jetën tonë më të qetë, më të paqtë, apo se po na lënë të fokusohemi në gjërat tona,” shtoi ai. Ndërkohë, pajisja e re e AI-t, sipas tij, do të japë një ndjesi krejt tjetër: “sikur të jesh në një kabinë të bukur buzë liqenit, mes maleve, duke shijuar qetësinë.”

Lexo edhe: Dhuna digjitale ndaj grave, një kërcënim që nuk mund të injorohet

Një pajisje që filtron, kupton dhe vepron në kohën e duhur

Altman theksoi se pajisja duhet të jetë në gjendje të filtrojë informacionet për përdoruesin, pasi këtë të fundit do ta ndërtojë besimin tek AI për të kryer gjëra për periudha të gjata. Ajo duhet të ketë vetëdije kontekstuale – të dijë kur është momenti i duhur t’i paraqesë informacion përdoruesit ose t’i kërkojë ndonjë ndërhyrje. “Ti i beson me kalimin e kohës, dhe ajo krijon një vetëdije të jashtëzakonshme kontekstuale mbi gjithë jetën tënde,” u shpreh Altman.

Jony Ive: Thjeshtësi gati naive, por inteligjencë e thellë brenda

Ive, i cili krijoi disa nga produktet më ikonike të Apple, konfirmoi se pajisja pritet të jetë në treg brenda më pak se dy vitesh. “Unë dua zgjidhje që duken pothuajse naive në thjeshtësinë e tyre,” tha ai gjatë intervistës me Powell Jobs. “Dhe po ashtu dua produkte inteligjente, të sofistikuara, që ti dëshiron t’i prekësh, që nuk të frikësojnë, dhe i përdor me një lloj kujdesi të pakujdesshëm, mjete që i përdor pothuajse pa menduar.”

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0