Altin Prenga: Të gjithë i'a kemi një borxh vendit tonë

Altin Prenga: Të gjithë i kemi borxh vendit tonë


As vetë ai nuk e kishte menduar suksesin që do i sillte ngritja e një restoranti në fshatin Fishtë të Lezhës. Altin Prenga, sot drejton një nga restorantet më të kërkuara në Shqipëri nga vendasit dhe të huajt.

Mrizin e Zanave mund ta keni vizituar. Nëse jo, ua sugjerojmë.

Në intervistën e zhvilluar për emisionin Think Big, të BusinessMag.al ai rrëfen të gjithë rrugëtimin e tij të suksesit. Teksa gjërat fillojnë e “piqen” ngadalë, ti kupton se vendit tënd i mungojnë shumë gjëra. E kush më mirë se sa vendasit mund t’a bëjnë këtë. Me hapjen e Mrizit mori jetë fshati Fishtë.

Për emisionin Think Big, ai tregon se ideja ishte krejt e rastësishme. Teksa po kalonte një darkë me të vëllain në një nga zonat rurale të Italisë, në një restorant pak a shumë të njëjtë me atë që ata zotërojnë sot, i bënë njëri-tjetrit një pyetje. A mund t’a bëjmë edhe në këtë? I pari që përqafoi idenë e tyre ishte babai, mbështetja dhe shtysa e tyre më e madhe.  E gjithë ideja synonte t’ju tregonte të tjerëve bukurinë e asaj zone, por zëri i këtij restoranti bëri jehonë deri tek turistët e huaj.

Vënia në funksion e idesë së vëllezërve nga fshati Fishtë, filloi në vitin 2009. Brenda një viti me një kosto jo shumë të lartë për ato vite, arritën të ndërtonin restorantin. Ai thekson se çdo gjë aty ka qenë e ricikluar dhe e përdorur, duke filluar që nga kuzhina, e deri tek të gjitha detajet e tjera.  Klientela e targetuar prej tij ishte njerëzit nostalgjik ndaj fshatit.

“Në Itali nuk do t’ia kisha dalë kurrë të arrij këtë sukses, pavarësisht mikpritjes së atij vendi për shqiptarët”, thotë ai.

Por, rrugëtimi i suksesit, nuk arrihet pa u “penguar” në dështime. Kur u kthyen në Shqipëri për t’iu përkushtuar sipërmarrjes, ata janë ndeshur me paragjykimet dhe buzëqeshjet ironike të fermerëve të zonës. Diskutohej gjithmonë pjesa e të kthyerit për biznes në fshat. Por, fakti që shqiptarët kanë frymë perëndimore dhe në perëndim pjesa më e madhe janë të fokusuar tek bujqësia, e ka bërë Altinin të besojë fort, që ky biznes do të jepte rezultat. Dhe në fakt pritshmëritë janë kaluar.

Lexo: Albi Zhulali, ëndrra nuk realizohet kurrë i vetëm

Në restorant ai ka 65 të punësuar dhe të gjithë janë nga zona e tij. Stafi ka relativisht moshë të re, por prania e grave më në moshë, është më e rëndësishme sipas tij. “Prania e tyre nuk lejon humbjen e traditës”, – thotë ai. Mrizi është bërë edhe shkak për njohjen dhe martesën e disa çifteve të reja.

Pyetjes se a mundet një menaxher nga qyteti të menaxhojë një restorant të një natyre të tilë, ai i përgjigjet: “Fillimisht duhet të jesh i disponueshëm për t’u kthyer në një dashamirës të tokës, duhet të jesh edhe pak fermer, duhet ta jetosh çdo moment, të bësh këmbët me baltë, të skuqesh nga dielli, të duash tokën dhe të frymëzohesh nga natyra”.

Historia e tij ka qenë frymëzuese për shumë sipërmarrës të tjerë në zonë, ka thyer shumë tabu e madje ka qenë edhe influencuese. Stafin e tij e frymëzon në një mënyrë shumë të veçantë. “Tregojuni vizitorëve se si mund të jeni një katunar i bukur nga fshati Fishtë”.

Për të rinjtë e vendit të tij, ai ka disa këshilla:

  • Bëni gjëra pa kosto të mëdha fillestare
  • Shfrytëzoni mundësitë tuaja
  • Nëse keni dëshirë, e gjithë Shqipëria mund të bëhet.

“Unë  e kam nisur me shumë pak tentativë në Shqipëri. Të gjithë ia kemi një borxh vendit tonë, vendi yt ofron mundësi”. 

Shiko videon këtu 

https://www.youtube.com/watch?v=FYHdtW2qtic

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0