ALREG nis operimin në sistemin e pagesave ndërbankare me vlerë të madhe AIPS - Business Magazine Albania

ALREG nis operimin në sistemin e pagesave ndërbankare me vlerë të madhe AIPS

ALREG

Në datën 1 mars 2021, operatori i sistemit të shlyerjes së Titujve ALREG, nisi operimin nëpërmjet anëtarësimit në sistemin e pagesave ndërbankare me vlerë të madhe – AIPS. Subjekti ALREG sh.a. është licencuar bashkërisht nga Banka e Shqipërisë si operator i sistemit për shlyerjen e titujve dhe nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) si regjistrar duke përmbushur kështu kërkesat ligjore për t’u konsideruar një Depozitar Qendror i Titujve sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.

Ky subjekt anëtarësohet në sistemin e pagesave ndërbankare me vlerë të madhe – AIPS në​kategorinë “Pjesëmarrës Operatorë”, nënkategoria “i”, si operator i një sistemi të shlyerjes së titujve. Veprimtaria e cila synon të kryejë operatori nëpërmjet kësaj pjesëmarrjeje lidhet me shlyerjen e transaksioneve me tituj të kryer në bursë, duke përfshirë këtu emetimin e titujve privat por edhe tregtimin e titujve të emetuar në të. Anëtarësimi i ALREG si pjesëmarrës në sistemin AIPS, lidhet me shlyerjen e këmbës së parasë fizike (cash) të transaksioneve. Ky anëtarësim është parakusht i nevojshëm për funksionimin e këtij sistemi të shlyerjes së titujve sipas praktikave më të mira ndërkombëtare duke garantuar maksimalisht finalitetin e shlyerjes dhe mbrojtjen e sistemit dhe të pjesëmarrësve në të.

Me fillimin e operimit ditën e sotme, ALREG në tregun shqiptar do të ushtrojë veprimtarinë e regjistrarit të titujve për të gjithë titujt e lejuar dhe veprimtarinë e klerimit dhe shlyerjes së titujve si operator i sistemit të shlyerjes së titujve në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullativ në fuqi e në përputhje me licencat e miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka e Shqipërisë.

Lexo: Bitcoin, a është një investim i mirë?

​Vlen të theksohet se ALREG, krahas sistemit AFISAR të operuar nga Banka e Shqipërisë për regjistrimin dhe shlyerjen e titujve të qeverisë, është i pari subjekt privat i këtij lloji që licencohet dhe fillon operimin në tregun shqiptar. Plotësimi dhe funksionimi i të gjithë infrastrukturës së nevojshme për procesimin e transaksioneve pas tregtimit në bursë (post trading) shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejshëm të tregjeve të kapitalit dhe në përgjithësi tregjeve financiare, duke dhënë kështu një kontribut shtesë në nxitjen e formalizimit të mëtejshëm të ekonomisë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0