Kështu nis testamenti i patriotit elbasanas.
Ali Agjah Bej Biçakçiu, Lindi në Elbasan në vitin 1870. Ai dhe familja e tij ishin pjesëmarrës aktivë në Kryengritjen e përgjithshme antiosmane që parapriu shpalljen e Pavarësisë. Ai ishte firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Elbasanit më 25 nëntor 1912.
Pak ditë më parë Agjah Bej Biçakçiu u vlerësua nga Partnerët Shqipëri me Çmimin special pas vdekjes “Pionieri i Filantropisë”. Motivacioni ishte: Për kontributin e shquar në zhvillimin e arsimit kombëtar shqiptar, duke shënuar rastin e parë filantropik në Shqipëri të dhurimit të të gjithë pasurisë në shërbim të arsimit.
Atdhetar, mbështetës i arsimit kombëtar, dhurues e bamirës, dhuroi për arsimin kombëtar me testament gjithë pasurinë e tij, prej afro 100 000 napolona flori. Ai shënon rastin e parë filantropik kur një mirëbërës shqiptar ia kushton gjithë pasurinë e tij arsimit.
Në qytet u ndërtua godina e shkollës, e cila sot mban emrin e tij. Ajo njihet ndryshe si shkolla e kuqe. Materialet e tullat për ndërtimin e saj erdhën nga Italia, duke mundësuar edhe sot një arkitekturë që e dallon.
Drejtoresha e Shkollës flet për këtë rast. “Ali Agjah është një nga firmëtarët e pavarësisë dhe një figurë e çmuar, që i ka lënë arsimit shqiptar një pasuri mjaft të madhe. Kjo është ndërtimi i kësaj shkolle. Themeli i saj daton në 1913, por me lënien e pasurisë nga Ali Agjah, filantrop i shquar dhe nga më të rrallët, vazhdë e familjes Baholli që dhuroi bibliotekën, bëri të mundur ndërtimin e godinës. Me testament ai cilëson se nuk është objekt lumture pasura dhe saktëson se, ua lë pasurinë time në qafë atyre që kanë fatet e atdheut në dorë. Për këtë arsye u ngrit komisioni i zbatimit të testamentit. Testamenti u zbatua dhe arriti përfundimin në vitin shkollor ‘37-‘38. Kjo shkollë hapi dyert për nxënës nga të dyja shkollat: Agimi dhe Zgjimi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto