Albtoursd-Vas Tour, një aktor real në ndryshimin e perceptimit mbi Shqipërinë - Business Magazine Albania

Albtoursd-Vas Tour, një aktor real në ndryshimin e perceptimit mbi Shqipërinë


GERTI BOSHNJAKU

Një përshkrim i shkurter i kompanisë:

Viti i krijimit :     1994 

Shërbimet Bazë: Pushime individuale dhe në group , akomodime brenda dhe jashtë vendit, bileta udhëtimi, tranferta, excorted groups, insurance etj .

Rrjeti i agjencive apo mënyra të tjera nëpëmjet të cilave operon:

B2b and B2c si edhe zyrat e veta të shërbimit

Slogani i kompanisë: Join us – Love Vas

Çmime: Best agency 2013/2014

Agim Mehmeti, drejtori i kompanisë së udhëtimit, “Albtoursd-Vas Tour”, tregon në një intervistë eksluzive për Infoalbania se si është transformuar perceptimi për Shqipërinë në dekadën e fundit dhe si ka ndikuar kjo kompani në këtë drejtim.

Ndërsa sezoni veror ka filluar tashmë, Mehmeti konstanton me optimizëm se “Së fundmi, Shqipëria po jep sinjale të dukshme si destinacion bregdetar, ku qytete të ndryshme kanë marrë formate të ofertës turistike mbi numër shtretërish që mund të përballojnë tregje të ndryshme Europiane me kërkesë për plazhet e Shqipërisë.”

Lexoni më poshtë intervistën e plotë të Z. Mehmeti:

Si ka qenë Shqipëria e njohur dhe e perceptuar nga turistët e huaj? Dhe si ka evoluar ky perceptim?

Njohja e Shqipërisë si destinacion ka evoluar në 10 vjeçarin e fundit. Shqipëria si destinacion nisi fillimisht nën sloganin “Albania, the last secret of Europe”, ku trendi i kërkesave ishte për turizëm kulturor.  Aktualisht, Shqipëria është pjesë e paketës së Ballkanit Perëndimor  dhe në vitet e fundit është përfshirë në paketat e operatorëve të ndryshëm globalë si pjesë e tureve ballkanike. Sitet arkologjike, historia mikse që nga Bizanti i lashtë deri në kombinimet e qyteteve me orientim otoman e kthejnë destinacionin e Shqipërisë në një kompleks interesant për të gjithë klientët Europianë dhe më shumë për ata të interesuar dhe të apasionuar pas historisë.

Së fundmi, Shqipëria po jep sinjale të dukshme si destinacion bregdetar, ku qytete të ndryshme kanë marrë formate të ofertës turistike mbi numër shtretërish që mund të përballojnë tregje të ndryshme Europiane me kërkesë për plazhet e Shqipërisë.

Çfarë roli kanë patur bizneset e turizmit (agjencitë, operatorët etj) dhe çfarë vështirësish kanë hasur në këtë kontekst?

Albtoursd-Vas Tour prej 15 vitesh është aktor real, pjesëmarrës në pothuajse të gjitha eventet dhe panairet ndërkombëtare. Në shumicën prej tyre paraqitet me stenda respektive me objektiv promovimin e turizimit shqiptar dhe veçantitë e tij.

Që prej krijimit të website të dedikuar për Turizmin Incoming, deri në printimin e katalogëve specifikë në gjuhë të ndryshme për tregje specifike përbëjnë detajet e investimit të një kompanie vizionare për promovimin e destinacionit të Shqipërisë.

Si renditet Shqiperia me vendet e rajonit, si ofertë turistike nisur nga përvoja e këtyre agjencive?

Sikurse është përshkruar edhe më sipër, Shqipëria është pjesë e paketës ballkanike.

Interesi i operatorëve të huaj, për klientët e tyre në Ballkan, është kombinimi i disa shteteve në një paketë të vetme. Si e tillë Shqipëria është pjesë e tureve të kombinuara Maqedoni / Shqipëri / Kosovë / Mal i Zi. Gjithashtu për disa operatorë Shqipëria ende shihet si destinacion unik me 5-7 netë akomodimi vetem në Shqipëri .

Sipas disa ‘reviews’ ka ende nevojë në përmirësimin e cilësisë në njësitë akomoduese, sikurse edhe rritje profesionale në cilësinë e guidave shoqëruese.

Njëkohësisht ka review pozitive në gastronomi sikurse edhe në mjetet e tranportit për secilin group.

Çfarë aspektesh të produktit të turizmit ofroni për të huajt?

Turizëm Kulturor / Tur-e Individuale / Pushime në plazhe / Pushime në Mal

Si e shikoni rolin e ardhshëm të agjensive turistike në vend kur tregu po bëhet gjithnjë e më i konkurueshëm?

Agjencitë Incoming janë faktorë në zhvillimin e turizmit. Ato janë pjesë e rëndësishme e paketës turistike. Rritja profesionale e agjensive të udhëtimit ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e ofertës turistike.

Koordinimi mes agjensive private të udhëtimit dhe institucioneve shtetërore në detyrë për zhvillimin e politikave të turizmit është domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.

A ka një strategji të re në marketimin e kompanisë suaj? Po sa i takon consumer advertising?

Albtoursd – Vas tour Operator po zhvillon promovimin online, duke investuar kryesisht në teknologji.

Kjo rrit shpejtësinë dhe komoditetin e afrimit të produktit për operatorin e huaj ose / edhe klientin fundor.

Cilat janë ‘Top Destinacione’ për Shqipërinë?

Durrës / Berat / Gjirokastër / Sarandë / Krujë

Si e shikoni rolin e mobile travel?

Si një nga opsionet e të ardhmes së kësaj industrie.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0