ALBtelecom, sinergji me BKT për digjitalizimin e shërbimeve - Business Magazine Albania

ALBtelecom, sinergji me BKT për digjitalizimin e shërbimeve

ALBtelecom

Z. Burak Yurtsever, Drejtor i Grupit të Financës në ALBtelecom (Në të majtë) Z.Uğur Tadik, Drejtori i Grupit të Teknologjive Financiare në BKT.

Tashmë klientët e ALBtelecom mund të marrin shërbim, 24 orë në 7 ditë, përmes Smartbankomatëve të BKT.

Ritmi i të përditshmes na vendos përballë sfidave në menaxhimin e kohës dhe aktiviteteve tona. Shpesh ankohemi se nuk kemi kohë të mbajmë radhë apo të presim për të përfunduar një punë të caktuar.

Për të  lehtësuar abonentët e tij mobile që kërkojnë të rimbushin ose aktivizojnë një paketë, ALBtelecom në bashkëpunim me BKT, bankën më të madhe në vend,  ofrojnë një mundësi të re përmes Transaksioneve pa Kartë në Smart Bankomat.

Tashmë përveç dyqaneve apo pikave të tjera të shitjes, klientët e ALBtelecom mund të marrin shërbim 24 orë në 7 ditë, përmes një eksperience të re të vetëshërbimit përmes Bankomatëve Smart të BKT-së.

Lexo: Bilgen Aldan, CEO e ALBtelecom e para grua në krye të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë

“Ky është vetëm një prej shërbimeve novative në fushën e digjitalizimit që ne kemi ndërmarrë dhe jemi në sinergji me BKT. ”, u shpreh z. Burak Yurtsever, Drejtor I Grupit të Financës në ALBtelecom.

Klienti mund të kryej shërbimin në një prej Smart Bankomateve të BKT duke vendosur kartmonedhën me vlerën e rimbushjes ose paketës së ALBtelecom, që dëshiron të aktivizojë dhe vendos numrin e telefonit mobile.

Në këtë mënyrë klientët kanë mundësi të kryejnë veprime me “para në dorë”.

Ky shërbim është i vlefshëm për të gjithë, pa patur domosdoshmërinë e një numri llogarie.

“Krahas gjithë lehtësive që ofron ky shërbim, edhe nëse nuk je klient i BKT-së, çdokush mund të përdori Veprimet/Rimbushjen pa Kartë në Smart Bankomatet tona, mjafton të vendosi numrin e telefonit mobile dhe të kryejë pagesën”- shpjegoi z.Uğur Tadik, Drejtori i Grupit të Teknologjive Financiare në BKT. Smart Bankomat u ofron klientëve mundësinë për të kryer rimbushje dhe aktivizim pakete ALBtelecom mobile, shpejt e në çdo kohë, me Kartë ose Cash, për vete apo çdo numër tjetër ALBtelecom. Ky shërbim së shpejti do të ofrohet në të gjithë rrjetin e bankomateve të BKT.

Risitë, ofertat dhe produktet e njëpasnjëshme nga ALBtelecom janë në të njëjtën linjë me vizionin e  kompanisë për të mundësuar shërbime digjitale e novative për të gjithë shqiptarët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0