Në këtë takim mes anëtarëve të komunitetit dhe të interesuarve, Artiona Bogo, themeluese Blockchain Western Balkans, prezantoi punën një vjeçare së komunitetit. Gjithashtu pjesëmarrës me prezantimet e tyre ishin Armand Brahaj, inxhinier software-i dhe themeluesi i një sërë startup-esh e iniciativash, Edlira Martiri, lektore pranë departamentit “Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar”, FE, UT dhe Ermal Sadiku, CEO i kompanisë LinkPlus, sipërmarrës dhe inxhinier me shumë vite eksperiencë në teknologji.
Pikat kryesore mbi të cilat u ndalën folësit edhe të pranishmit konsistuan në rëndësinë e përdorimit të blockchain, mënyrën e funksionimit të kësaj teknologjie të decentralizuar, e cilësuar si revolucionare.
ALBtelecom si një ndër kompanitë më të rëndësishme të telekomunikacionit në vend, në vijueshmëri vazhdon të jetë një urë lidhëse dhe nxitëse për qasjen e të rinjve me ide novatore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto