ALBtelecom dhuron pajisje respiratore për sistemin shëndetësor

ALBtelecom dhuron pajisje respiratore për sistemin shëndetësor

ALBtelecom

Pandemia e COVID-19 krijoi një gjendje sfiduese për kapacitetet operative të sistemit tonë shëndetësor. Duke konsideruar se përballja me sëmundjen vazhdon ende sot, kompania ALBtelecom dhuroi ditën e hënë pajisje respiratore, me një vlerë prej 10,000 Euro.

E pranishme në dorëzimin e pajisjeve ishte zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Mira Rakacolli, e cila vlerësoi kontributin e dhënë nga ALBtelecom në këto ditë të pazakonta për shëndetësinë në Shqipëri: “Ju falënderoj në emër të gjithë Ministrisë së Shëndetësisë dhe gjithë personelit mjekësor, duke uruar që të jenë sa më pak njerëz që të kenë nevojë për t’i përdorur këto aparate. Ju faleminderit për gjithë solidaritetin dhe për këtë ndihmë financiare dhe materiale që ofrohen për njerëzit në këto kohë të vështira.”

Ajo shtoi se gjetja e këtyre aparateve nuk ka qenë e lehtë në këto kohë ku e gjithë bota u prek nga kjo pandemi.

“Ka pasur një kërkesë shumë të madhe dhe sfida ka qenë shumë e vështirë. Jam e bindur që i gjithë ekipi i ALBtelecom ka punuar shumë për t’i gjetur duke qenë që edhe transportet kanë qenë të kufizuara. Jemi të kënaqur që i kemi në kohë”- përfundoi znj. Rakacolli.

Jetëgjatësia e këtij kontributi tejkalon fazën emergjente të krijuar nga COVID-19, pasi këto pajisje do t’i shërbejnë sistemit shëndetësor publik për të gjithë pacientët me vështirësi në frymëmarrje.

Gjatë dorëzimin të pajisjeve, Drejtoresha e Çështjeve të Korporatës, znj. Jonilda Filipi u shpreh se:  “Ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë për kontributin e jashtëzakonshëm të bluzave të bardha. Situata të tilla përballohen me solidaritet dhe ne sot jemi këtu për t’u gjendur përkrah jush.”

ALBtelecom ushqen një ndjeshmëri dhe përgjegjshmëri të lartë ndaj sfidave me të cilat përballet shoqëria shqiptare. Në këtë frymë vjen edhe ky donacion i fundit, si pjesë e një zinxhiri të tërë projektesh dhe nismash të vazhdueshme në ndihmë të komunitetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0