Albpastrim, Trajnime për Shërbimin Hotelier në Gjirokaster dhe Sarandë - Business Magazine Albania

Albpastrim, Trajnime për Shërbimin Hotelier në Gjirokaster dhe Sarandë


Pas një përvoje të suksesshme në Korçë një vit më parë, Albpastrim në bashkëpunim me AlbAcademy do të angazhohen në trajnimet e të rinjve dhe të interesuarve për të fituar aftësi e njohuri në fushën e shërbimit hotelier në rajonin e Gjirokastës dhe Sarandës.

Në muajin Mars, mbi 100 të rinj në këtë zonë mund të bëhen pjesë e trajnimit të specializuar në fushën e shërbimit hotelier, Housekeeping.

Trajnimi, i cili do të mbyllet me një certifikatë formimi, por mbi të gjitha me gjetjen e një punë, është pa Pagesë. Kjo falë mbështetjes së projektit ProSEED, të programit të qeverisë gjermane GIZ.

Valbona Begolli, CEO e kompanisë AlbAcademy, tha se, “numri i personave që do të trajnohen pritet të jetë të paktën 100. Pjesë e këtij programi mund të bëhen djem dhe vajza të pakualifikuar, të papunë, apo të kthyer nga emigracioni”.

Saranda dhe për më tepër Gjirokastra janë destionacione turistike me një mundësi zhvillimi turizmi gjithëvjetor. Gjirokastra, është ndër destinacionet më të rëndësishme turistike me gati 700 site turistike për t’u eksploruar. Historia, jeta dhe vendet e saj janë bërë pjesë e librave të shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare, të përkthyer në disa gjuhë të botës. Një vend me histori të lashtë dhe me gjurmë të forta, veçanërisht të periudhës së pushtimit nga perandoria osmane, ka një potencial të madh për zhvillimin e turizmit. Sektori tashmë ka nisur rrugën e gjallërimit, përmes bujtinave dhe destinacioneve të ndryshme, por formimi në shërbim vijon të mbetet një sfidë.

Nëse banon apo ke të afërm e miq në këtë zonë, mund të konsiderosh pjesmarrjen në trajnimin që zgjat 1 muaj, me seanca 2 herë në javë, për 4 orë.

Me mbështetjen e GIZ ProSEED, AlbAcademy, pajis çdo përfitues të trajnimit me certifikatë të licensuar dhe të njohur nga ministria. Albacademy angazhohet njëkohësisht të aftësojë dhe të lidhë punëdhënësit me punëmarrësit potencialë, pjesë e objektivit të këtij programi.

Nga përvoja e ngjashme e vitit të kaluar në Korçë, AlbAcademy arriti të punësojë në hotele apo sipërmarrje të tjera shërbimi rreth 60 persona të trajnuar, ose 50% të të gjithë të rinjve që u bënë pjesë e trajnimit.

Trajnimet do të zhvillohen në rajonin Gjirokastër & Sarandë dhe  i ndarë në 3 grupe, me nga 30-35 pjesemarrës në grup.

Nëse do të bëhesh një ekspert i kësaj fushe Apliko Këtu

ose kontakto: tina.arifaj@albpastrim.al

Tel: Nr kontakti :0676040096, 042444442

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0