Në mbrëmjen e 5 majit, AlbaniaTech dhe DataMax mblodhën komunitetin e apasionuar të Machine Learning dhe AI, në një seminar dedikuar arkitekturës Serverless Machine Learning dhe inteligjencës artificiale.
Folësi kryesor i eventit ishte bashkëthemeluesi i DataMax, Sadik Bakiu. Sadik është Krye-inxhinier Machine Learning në Data Max. Ai është i fokusuar në sjelljen e projekteve të Machine Learning në prodhim dhe ka punuar në fushën e të dhënave dhe Machine Learning për më shumë se 10 vjet tashmë. Me përvojën e tij ai ka ndihmuar kompanitë të kalojnë nga faza e eksperimentimit, në përfitim të vërtetë nga projektet e Machine Learning.
Në AlbaniaTech Talks, ai solli ekspertizën e tij bazuar në 4 tema kryesore:
- Çfarë është Machine Learning?
- Çfarë është Cloud Computing?
- Çfarë është Machine Learning pa server?
- Ndërtimi i një aplikacioni ML pa server
Ky ishte takimi i parë i një serie kushtuar temës. AlbaniaTech vazhdon kështu misionin për të informuar, mbështetur, promovuar dhe frymëzuar shqiptarët, në një thirrje të hapur për të mbështetur çdo startup si DataMax, apo aktor të ekosistemit që dëshiron t’i japë ekspertizë ekosistemit të Shqipërisë dhe ta ndihmojë atë të inovojë dhe zgjerohet!
Nëse keni një ide dhe dëshironi mbështetje për ta realizuar atë, kontaktoni në: office@albaniatech.org.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
