AlbaniaTech lançon Databazën e parë për Ekosistemin e Startup-eve në Shqipëri - Business Magazine Albania

AlbaniaTech lançon Databazën e parë për Ekosistemin e Startup-eve në Shqipëri

AlbaniaTech, platforma ndërkombëtare dedikuar teknologjisë dhe inovacionit ka lançuar databazën e parë të ekosistemit të startup-eve, në një event gjigand hibrid. Platforma e re ofron informacion në kohë reale mbi startup-et, kompanitë, investitorët, raundet e financimit dhe të dhëna të tjera në albaniatech.dealroom.co.

AlbaniaTech mblodhi partnerë, kontributorë dhe mbështetës për të prezantuar avantazhet që sjell platforma për Ekosistemin Shqiptar të Teknologjisë dhe Inovacionit. Me mbështetjen e padiskutueshme të Eu for Innovation, Databaza e Startupeve Shqiptare do të jetë plotësisht e aksesueshme dhe pa pagesë për të gjithë.

“Në Shqipëri, ne kemi ndërtuar ekosistemin tonë, por na duhej të dinim se për kë po punonim, kishim nevojë për akses në njerëz dhe në dhëna. Kë po mbështesim ne me të gjithë këto programe për startup-e? Nuk kishte mënyrë më të mirë për ta arritur këtë sesa përmes një partneriteti ndërkombëtar që e ekspozon Shqipërinë në hartën e Ekosistemeve Europiane,” u shpreh Gerti Boshnjaku, Drejtues i Platformës AlbaniaTech.

 

Lexo: AlbaniaTech, ministrja Bilali vlerëson platformën me rëndësi për ekosistemin e startup-eve

Harta e ekosistemit gjendet në një platformë plotësisht të aksesueshme, e krijuar për të lehtësuar vendosjen e rregulloreve dhe vendimmarrjen e bazuar në të dhëna, përmes shkëmbimit të njohurive ndër-industriale. Ajo gjithashtu nxit partneritetet e nevojshme për të ndihmuar brezin e ardhshëm të novatorëve të kenë sukses në skenën globale.

Edona Bilali, Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ishte e ftuar si folëse dhe shprehu mbështetjen e saj për platformën: “Ne do të bashkëpunojmë me AlbaniaTech për të krijuar një grup startup-esh dhe lehtësuesish të kualifikuar për grante. Në këndvështrimin tim ne jemi një hap më tej drejt arritjes së asaj që ekosistemi dëshiron.”

“Ka një vrull të jashtëzakonshëm në skenën e startup-eve në Shqipëri dhe nëse marrim parasysh mënyrën dhe kostot e jetesës është bërë një nga vendet më të preferuara për startup-et. Shqiptarët ndajnë me ne misionin e të ofruarit njohuri dhe ekspozim në ekosistemin e tyre, në mënyrë transparente. Mezi presim të ndajmë platformën e ekosistemit shqiptar me botën.” tha Darren Stauffer, drejtor i Dealroom.

Databaza e startup-eve e AlbaniaTech është lehtësit e aksesueshme këtu! Sigurohuni që të qëndroni të përditësuar për momente të tjera të rëndësishme për Ekosistemin Shqiptar në albaniatech.org.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0