AlbaniaTech, 100 ditët e para të platformës së startup-eve dhe inovacionit në Shqipëri - Business Magazine Albania

AlbaniaTech, 100 ditët e para të platformës së startup-eve dhe inovacionit në Shqipëri

AlbaniaTech është platforma e parë në Shqipëri, e cila synon të bëjë bashkë të gjithë aktorët e ekosistemit të sipërmarrjes dhe inovacionit në një platformë të vetme. Startup-et, kompanitë, lista e sipërmarrësve aktivë, ecuria e bizneseve, programet, të cilat mbështesin sipërmarrjen, programe mentorimi / trajnimi / akselerimi / inkubimi, të cilat operojnë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, të gjitha në një faqe të aksesueshme nga çdo aparat inteligjent. 

Tre muaj më parë AlbaniaTech pati lançimin e parë në ekosistem, duke prezantuar vizionin për të ecur të gjithë drejt një qëllimi të përbashkët, për bashkuar pjesëmarrësit e ekosistemit dhe për të qenë nxitja e duhur për inovacionin si dhe platform, e cila do të prezantojë startup-et shqiptare ndërkombëtarisht. Ky është fillimi i një rrugëtimi për çdo aktor të komunitetit të inovatorëve. Në tre muaj, AlbaniaTech ka krijuar lidhje me pjesën më të madhe të ekosistemit dhe ka ndërmarrë shumë nisma të reja, të cilat i shërbejnë ekosistemit. 

Pjesëmarrja në Samitin e investimeve INNVEST Summit në Tetor ishte një ndër hapat e AlbaniaTech. INNVEST Summit bëri bashkë investitorë, engjëj biznesi, mentorë, startup-e etj. duke u bërë një urë lidhëse me komunitetin kombëtar dhe global të inovacionit dhe digjitalizimit. AlbaniaTech prezantoi ekosistemin shqiptar përpara të ftuarve dhe vizionin e saj, duke arritur një mbështetje dhe më të gjerë. 

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0