Albanian ICT Awards vizitë pranë Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë të Maqedonisë - Business Magazine Albania

Albanian ICT Awards vizitë pranë Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë të Maqedonisë


Tiranë, 14 Mars 2016 – Dita e djeshme padyshim ishte një ditë e veçantë për ekipin e Albanian ICT Awards ku për herë të parë u gjendën përballë një audience të veçantë, pikërisht në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë të Maqedonisë.

Ky i fundit e dërgon në shtatë numrin e takimeve organizuar në kuadër të edicionit të katërt të Albanian ICT Awards kur kanë ngelur vetëm pak më shumë se dy javë nga mbyllja e aplikimeve.

Hapjen e takimit e bëri Visar Shehu, pedagog pranë Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore. Më pas vijoi prezantimi në detaje vetë konkursit dhe formularëve të aplikimit.

Kortezi e këtij takimi ishte edhe vizita në Parkun Teknologjik pjesë e kampusit universitar të SEEU. Kjo qendër dhe infrastruktura e saj moderne shërben si inkubator për studentë dhe biznese të interesuara. Edmond Etemi koodinator pranë kësaj qendre prezantoi ekipin e ICT Awards me më nga afër aktivitetin dhe veprimtarinë e kësaj qendre.

Aktualisht kanë përfituar disa kompani të vendosura pranë kësaj qendre ku Universiteti i Europës Juglindore ofron mbështetje përmes burimeve njerëzore dhe trajnimeve.

Të shtunën, Albanian ICT Awards udhëtoi drejt qytetit plot traditë të Gjakovës ku u prit të rinjtë plot pasion të Qendrës Bonevet. Ambjentet kreative të Talent Garden gjithashtu ishin një destinacion për të mos u munguar nga organizatorët garës.

Dita e Martë ka rezervuar një takim tjetër këtë herë në Tiranë me Universitetin e New York-ut në ora 18:00. Dita e Mërkurë sjell ICT Awards përsëri në Prishtinë në Universitetin Amerikan në Kosovë në ora 17:30 si dhe paralelisht Universitetin EPOKA në Tiranë.

Për informacion më të detajuar ju ftojmë të vizitoni uebfaqen Ictawards.org ku mund të gjeni të reja më të fundit dhe të dhënat për aplikimet.

 

/ICTSmedia/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0