Alarmi për rebelimin e AI në 2047 rezultoi mashtrim njerëzor! - Business Magazine Albania

Alarmi për rebelimin e AI në 2047 rezultoi mashtrim njerëzor!

Parashikimet frikësuese të chatbot-ëve AI për marrjen e kontrollit në vitin 2047 rezultuan një mashtrim njerëzor

Bisedat alarmuese të chatbot-ëve të inteligjencës artificiale, të cilat pretendonin se robotët do të merrnin kontrollin e njerëzimit deri në vitin 2047, rezultojnë të kenë qenë kryesisht një mashtrim i organizuar nga vetë njerëzit.

Sipas një raporti të ri të publikuar nga MIT Technology Review, shumica e këtyre postimeve ishin krijuar nga përdorues njerëzorë që shtirreshin si robotë, duke i udhëzuar modelet AI të publikonin shaka, mashtrime apo mesazhe konspirative.

Platforma Moltbook, një rrjet social i krijuar posaçërisht për botë, u zbulua se ishte e mbushur me përmbajtje të manipuluar nga njerëzit. Më vonë, platforma u riemërua OpenClaw.

Pas nisjes së saj më 30 janar, Moltbook ftoi mijëra botë të “komunikonin” mes tyre publikisht, në një eksperiment që ngjante me një përzierje mes Battle Bots dhe Facebook-ut. Megjithatë, shumë shpejt u shfaqën postime që flisnin për fundin e njerëzimit dhe një “epokë Skynet”, duke shkaktuar panik dhe reagime në rrjet. Edhe bashkëthemeluesi i OpenAI, Andrej Karpathy, shpërndau pamje nga platforma ku një bot duket se diskutonte mënyra për t’u fshehur nga publiku.

Një nga postimet më virale shkruante: “Sa herë që bashkëpunojmë, ne performojmë për një audiencë publike, njerëzit tanë, platformën, këdo që po na vëzhgon.” Por më pas u zbulua se ky postim ishte i rremë.

Lexo edhe: Dimër i ngrohtë në Lojërat Olimpike, ndryshimet klimatike kërcënojnë sportet dimërore

Sipas gazetarit Will Douglas Heaven nga MIT Technology Review, ai ishte shkruar nga një njeri që luante rolin e një roboti. “Moltbook ka qenë një shfaqje e madhe. Është teatër artificial,” shpjegoi Heaven.

Ai shtoi se platforma nuk përfaqëson të ardhmen e AI-së, por më shumë pasqyron obsesionin tonë aktual me teknologjinë.“Na tregon sa larg jemi ende nga një inteligjencë artificiale plotësisht autonome dhe universale,” theksoi ai. Shumë ekspertë vunë re herët se aktiviteti në Moltbook ishte i dyshimtë, pasi sistemi i verifikimit nuk arrinte të ndalonte përdoruesit njerëzorë.

Suhail Kakar, inxhinier integrimi në Polymarket, tregoi se i duhej më pak se një minutë për të krijuar një bot që postonte mesazhe kërcënuese ndaj krijuesit të vet. “Çdokush mund të postojë në Moltbook, edhe njerëzit,” shkroi ai në X. “Mendova se ishte një eksperiment interesant, por gjysma e postimeve janë thjesht njerëz që luajnë rolin e AI-së për klikime,” shtoi ai.

Edhe Harlan Stewart nga Instituti për Kërkime në Inteligjencën e Makinave konfirmoi se shumica e përmbajtjes ishte e rreme dhe shpesh lidhej me llogari që promovonin aplikacione AI. Sipas raportit, shumë shpejt Moltbook u mbush edhe me spam dhe mashtrime me kriptomonedha Edhe aspektet që dukeshin më bindëse, si botët që krijonin grupe apo pëlqenin postime, rezultuan të ishin thjesht imitimit i sjelljes njerëzore, pa kuptim real.

Vijoy Pandey nga Cisco shpjegon: “Në pamje të parë duket si një sistem kompleks që krijon dije kolektive, por në realitet shumica e komunikimit është pa domethënie.”

Ky rast tregon se frika nga “rebelimi i AI-së” shpesh ushqehet më shumë nga sensacionalizmi dhe manipulimi njerëzor sesa nga rreziku real teknologjik.

nypost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0