Aladini, sjell formën omni-channel të shitjes - Business Magazine Albania

Aladini, sjell formën omni-channel të shitjes

Aladini

Në praninë e rreth 300 partnerëve të tij, Aladini hapi pikën e tij të takimit me partnerë e klientë. Një dyqan Show Room, që nuk largon vëmendjen nga shitja online, por e fuqizon atë.

Hapja në zonën e bllokut vjen me një koncept inovativ, ku shitja është ndër proceset e fundit që synon Aladini.

Valer Pinderi, drejtuesi i Aladini, tha për Businessmag.al se, “ky koncept unik siguron që mbi 300 partnerë që ofrojnë produktet online për Aladini-n, të mund të takohen në një dyqan. Pika fizike synon të bashkojë partnerët. Çdo javë do të organizohet një tematikë e ndryshme. Partnerët dhe brandet kryesorë do të sjellin një risi dhe do të vijnë këtu për të përjetuar diçka, duke u takuar dhe duke folur për një tematikë të caktuar”.

Albert Gjoka, Menaxher i Bukinist, pjesë e Aladini, tha se tashmë janë 4 platforma online. “Pas një përvoje të gjatë online, vlerësuam të kemi një Show Room. Kjo krijon marrëdhënie besueshmërie mes klientit dhe platformave. Ne synojmë të zhvillojmë dhe promovojmë e-commerce dhe Bukinisti synon të jetë lider në tregun e librit shqip. Një pjesë e mjedisit do të shërbejë për të promovuar librat e botuesve”.

Eksperte dhe sipërmarrëse në fushën e marketingut, Lida Sinani shprehet se, “Prekja me dorë e produkteve i jep më shumë siguri klientit. Procesi online është shumë i rëndësishëm, por ka rëndësi takimi face-to-face pasi mundëson një kombinim funksional online-fizik”.

Edhe Tomi Kallanxhi, sipërmarrës, vlerëson se, ky dyqan ndihmon shitjet online. “Është një formë më e mirë për të prekur e-commerce dhe sfida e e-commerce është shkëputja e klientëve nga Instagram”, thotë ai.

Për Eglent Bicin, sipërmarrës në fushën e real estate dhe motivues, kjo nismë duhej ndërmarrë më parë. “Ne duam t’i prekim produktet, t’i shohim ato. Vendndodhja retro është interesante dhe duket me interes vizioni i takimeve mes industrive të ndryshme.”

Ky është dyqani i parë Omni-Channel, me konceptin ku miksohet shitja online dhe ajo tradicionale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0