Aladini ju mundëson të hapni dyqanin tuaj online

Aladini ju mundëson të hapni dyqanin tuaj online

Aladini

Konkursi “Hajde n’Shqipni”, i organizuar nga BusinessMag vazhdon akoma. Ne po promovojmë Shqipërinë përmes fotove dhe videove tuaja. Në kuadër të konkursit kemi kënaqësinë t’ju njohim me një prej partnerëve tanë. Bëhet fjalë për “Aladini”, i cili është dyqani më i madh online në Shqipëri.

Fotoja ose videoja që do të shpërndahet më shumë në story me hashtagun #hajdenshqipni dhe duke bërë tag @businessmag.al në Instagram, do të fitojë 5000 lekë blerje nga Aladini.

Së fundi Aladini ka prezantuar Marketplace për të gjithë bizneset, që duan të shesin produktet e tyre online.

Po mendoni të shisni online? Doni të keni një dyqan në qendrën tregtare më të madhe online? Tashmë është e thjeshtë. Aladini u ofron hapesirë të gjithëve atyre, të cilët kanë deshirë që nëpërmjet aladini.al, të shesin produktet e tyre. Mjafton që ju të keni deshirën dhe shpirtin e shitjes online, cdo gjë tjetër e mundëson Aladini. Website, transport, host, klikimet, marketingun dhe një experiencë 9 vjecare. Mund të jeni ju dhe biznesi juaj të parët.

Çfarë Përfiton Shitësi

Aladini është prej 9 vitesh dyqani më i madh online ne Shqipëri. Tashmë hapësira  e Aladinit ofrohet edhe për ju për të qenë më pranë klientit që blen online në Shqipëri.

  • 300 000 Vizita/Muaj

Mbi 300.000 klikime në muaj, persona të interesuar drejt blerjes online do mund të shikojnë produktet tuaja çdo muaj.

  • Shit që Sot

Nuk ke nevojë për host, domain, zhvillues dhe marketing. Ju keni produktet dhe çdo gjë tjeter e ka Aladini.

  •  Markat më të njohura

Shit së bashku me markat më të njohura, listo produktet e tua të shiten dhe reklamohen përbri markave ndërkombëtare.

Hapa të thjeshtë për të filluar

  • Krijo një llogari si çdo klient tek Aladini
  • Shko në seksionin Llogaria ime pasi të jesh regjistruar.
  • Kliko mbi seksionin “Krijo një llogari shitësi” dhe nisni plotësoni të dhënat tuaja.
  • Pas plotësimit dhe dërgimit të të dhënave, stafi i Aladinit do ju kontaktojnë për të proceduar më tej.

Paketa për Ju  (2 990 LEKË në muaj)

  • 100 produkte të listuara aktive
  • Kujdes klienti
  • Trajnim nga individë të dedikuar për përdorimin e platformës
  • Raport trafiku dhe sugjerime për përmirësim shitjesh
  • Prezenca në fushatat mujore (Me negocim)
  • Suport strategjie dhe implementimi fushatash marketingu (Me kërkesë)
  • Trajnim Digital Marketingu (Me kërkesë)

Ju mund të aplikoni tani në https://aladini.al/marketplace

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0