Akulli me kripë, bateria e së ardhmes? - Business Magazine Albania

Akulli me kripë, bateria e së ardhmes?

Akulli me kripë, bateria e së ardhmes?

Për shumicën prej nesh, akulli është një rrezik. Ai e bën rrugën të rrëshqitshme dhe trotuaret të pasigurta. Por, kërkime të reja sugjerojnë se ky “armiqësor” i dimrit mund të shndërrohet në një burim të pazakontë energjie të qëndrueshme.

Një ekip shkencëtarësh të udhëhequr nga Xin Wen në Universitetin Xi’an Jiatong të Kinës zbuloi se akulli është fleksotronik – pra mund të prodhojë elektricitet kur përkulet. Fenomeni ishte vërejtur më parë në akullnajat që përplaseshin apo në shtresat e akullit nën stres, por asnjëherë nuk ishte arritur një efekt aq i fortë për përdorim praktik.Sekreti qëndron tek akulli me kripë. Në eksperimente, studiuesit ngrinë ujë të përzier me sasi të ndryshme kripe të zakonshme (NaCl) dhe krijuan mostra në forma të ndryshme: kon, trarë dhe pllaka.

Lexo edhe: Diella në vëmendjen botërore, chatbot-i që ‘trondit’ BE-në dhe demokracinë

Si funksionon “akulli i kripur”

Për të testuar prodhimin e energjisë, ekipi përdori një test përkuljeje me tre pika: mostra e akullit vendosej mbi dy mbështetëse dhe shtypej nga lart. Kur akulli përkulet, krijon elektricitet. Rezultatet ishin befasuese: akulli i kripur gjeneroi deri në 1,000 herë më shumë ngarkesë elektrike se akulli i pastër. Analizat me mikroskopi dhe spektroskopi Raman treguan arsyen. Kripa pengon ngrirjen e plotë të ujit, duke lënë kanale mikroskopike me ujë të kripur brenda akullit. Kur ai përkulet, ky lëng lëviz nëpër kanale dhe, meqë uji i lëvizshëm mbart ngarkesë elektrike, krijohet ajo që quhet rrymë rrjedhëse.  Duke qenë se akulli mbulon rreth 10% të sipërfaqes së Tokës, mundësia për ta shfrytëzuar është e konsiderueshme. Studiuesit theksojnë se kjo zbulim mund të ketë ndikim jo vetëm për gjenerimin e energjisë në rajone të ftohta, por edhe për të kuptuar aktivitetin elektrik në botë të tjera të mbuluara nga akulli, si Europa apo Enceladusi.

Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Pas shumë cikleve përkuljeje, kapaciteti i akullit të kripur për të gjeneruar energji bie deri në 80%. Për më tepër, efikasiteti është ende më i ulët se ai i pajisjeve tregtare piezoelektrike, pasi një pjesë e madhe e energjisë humbet si nxehtësi. Pavarësisht këtyre kufizimeve, ideja e prodhimit të elektricitetit nga akulli është intriguese. Në të ardhmen, akulli mund të mos shihet më vetëm si një rrezik dimëror, por edhe si një partner i papritur në tranzicionin drejt energjisë së pastër.

Ky studim u publikua në revistën Nature Materials.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0