Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike nëpërmjet një mesazhi në kanalet zyrtare të mediave sociale ka paralajmëruar qytetarët të tregohen të kujdesshëm ndaj postimeve mashtruese që qarkullojnë në rrjetet sociale, të cilat përdorin emrin e institucioneve publike për t’ju tërhequr drejt faqeve të rrezikshme. Së fundmi, një rast i tillë ka përfshirë një njoftim të rremë në emër të Aeroportit të Tiranës, që pretendon për “shitje valixhesh të mbetura”. Postimi përmban një link të dyshimtë, i cili ka për qëllim mbledhjen e të dhënave personale dhe bankare të përdoruesve.AKSK këshillon qytetarët të mos klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të mos ndajnë në asnjë rast të dhënat personale apo bankare, pa verifikuar më parë burimin zyrtar të informacionit. Institucioni nxit gjithashtu çdo qytetar që bie në kontakt me raste të ngjashme, të raportojë menjëherë pranë platformave përkatëse apo autoriteteve kompetente.
Lexo edhe: Pas armëpushimit Iran-Izrael, çfarë ndodh me çmimet e naftës në Shqipëri?
Postimi i plotë:
KUJDES ndaj postimeve mashtruese që përdorin emrin e institucioneve për të tërhequr qytetarët drejt faqeve të rrezikshme!
Së fundmi, një postim i rremë në rrjetet sociale ka shpërndarë një njoftim në emër të Aeroportit të Tiranës për “shitje valixhesh të mbetura”, duke përfshirë një link të dyshimtë me qëllim mbledhjen e të dhënave personale dhe bankare.

❗Këto janë praktika të zakonshme mashtrimi, ku shfrytëzohen emrat e institucioneve publike apo të njohura për të krijuar besueshmëri dhe për të çuar qytetarët drejt faqeve të rrezikshme.
📌 Mos klikoni në lidhje të dyshimta dhe mos ndani asnjëherë të dhënat tuaja personale apo bankare pa verifikuar burimin.
📣 AKSK ju fton të tregoheni vigjilentë dhe të raportoni çdo rast të tillë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto