Aksionet globale në rënie, vlerësimet e teknologjisë nxisin shitje masive - Business Magazine Albania

Aksionet globale në rënie, vlerësimet e teknologjisë nxisin shitje masive

Aksionet globale ranë të premten mes shqetësimeve në rritje për vlerësimet e fryra të teknologjisë dhe pasigurisë së re mbi mundësinë që Rezerva Federale e SHBA-së të ulë normat e interesit.

Tregjet evropiane u hapën në rënie të ndjeshme, pas tërheqjes së aksioneve aziatike në mëngjes dhe rënies së Wall Street një ditë më parë, ndërsa investitorët rishikuan pritshmëritë për ulje normash dhe vendosën nën lupë vlerësimet e larta të gjigantëve amerikanë të teknologjisë dhe AI-së.

Tregjet janë në rënie të përgjithshme sepse investitorët po shqetësohen për krisjet në narrativën që ka ushqyer ‘nënën e të gjitha garave teknologjike vitet e fundit,” tha Dan Coatsworth, kreu i tregjeve në AJ Bell. Sipas tij, shqetësimi kryesor lidhet me “vlerësimet tepër të shtrenjta të aksioneve dhe miliarda dollarët që po shpenzohen në AI në një kohë kur tregu i punës duket i brishtë.”

Në Evropë, ndjesia e tregut u errësua teksa rendimentet e bonove britanike u rritën pas raportimeve se Rachel Reeves ka hequr dorë nga planet për rritjen e taksës së të ardhurave në Buxhetin e Vjeshtës. Rendimenti 10-vjeçar i gilt-it u ngjit mbi 4.54% përpara se të zbriste . Nëse konfirmohet, ky vendim raportuar fillimisht nga Financial Times do të linte një boshllëk në financat publike.

Aksionet në Londër ranë, me bankat ndër më të goditurat në FTSE 100, teksa investitorët përballeshin me një perspektivë fiskale më të ngushtë.

Rëniet përfshinë edhe kontinentin: rreth orës 11:00 CET, FTSE 100 ra mbi 1.1%, Stoxx 600 humbi gati 1%, DAX ra mbi 0.7% dhe CAC 40 afërsisht 0.7%. Indekset e Madridit dhe Milanos u ulën 1.2% dhe 1% respektivisht.

Pavarësisht atmosferës së zymtë, shkalla e rënies nuk ishte aq e fortë sa të sugjeronte panik masiv,” shtoi Coatsworth, duke theksuar se “një rënie 1% në FTSE 100 nuk është e pazakontë për një ditë kur tregjet janë ‘te trazuara’.”

Në SHBA, Wall Street pati një nga sesionet më të dobëta që nga prilli: S&P 500 ra 1.7%, Dow Jones humbi 1.7% nga rekordi i një dite më parë dhe Nasdaq ra 2.3%.

Goditjen më të madhe e pësuan aksionet e lidhura me inteligjencën artificiale:

  • Nvidia ra 3.6%

  • Super Micro Computer 7.4%

  • Palantir 6.5%

  • Broadcom 4.3%

  • Oracle mbi 4%

Rritjet e jashtëzakonshme të sektorit këtë vit kanë ndezur krahasime me flluskën dot-com dhe po ushqejnë dyshime për hapësirën e mbetur për rritje.

Edhe pritjet për një ulje tjetër të normës bazë në SHBA në dhjetor janë zbehur. Çmimet e tregut tani sugjerojnë vetëm një gjasë minimale që Fed të lëvizë këtë vit.

Tregjet aziatike ndjenë të njëjtën presion, pas të dhënave të reja që treguan se prodhimi industrial i Kinës në tetor u rrit me ritmin më të ngadaltë në 14 muaj; 4.9% nga 6.5% në shtator. Investimet fikse renë, të ndikuara nga dobësia e vazhdueshme e sektorit të pasurive.

Ndërkohë, çmimet e naftës u rritën: Brent +1.6%, WTI +1.8%. Dollari u forcua lehtë, ndërsa euro u tregtua në $1.1637.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0