Aksionet e Wall Street në rënie prej një jave. Amerika “frikë” nga recesioni - Business Magazine Albania

Aksionet e Wall Street në rënie prej një jave. Amerika “frikë” nga recesioni

Indekset e aksioneve të Wall Street ranë për të pestën ditë radhazi, me Dow Jones gjithashtu duke rënë në territorin e “ariut”(një term teknik që përdoret ku vlera e aksioneve bie në mënyrë të pandalshme) pasi investitorët kanë frikë se rritja agresive e normave të interesit nga banka qendrore e SHBA do ta shtyjë ekonominë në recesion.

Investitorët në frikën e recesionit

Rënia e këtyre indekseve për pesë ditë radhazi është rezultat i frikës së investitorëve se shtrëngimi agresiv i politikës monetare nga Fed do ta shtyjë ekonominë në recesion. Javën e kaluar, Fed rriti normat e interesit për të tretën herë radhazi me 0.75 pikë përqindjeje, në një interval prej 3 deri në 3.25 për qind, niveli i tyre më i lartë që nga viti 2008.

Lexo edhe: SHBA 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, ish-presidenti rus: “Kjo është luftë”

Dhe zyrtarët e Fed thanë se do të rrisnin më tej çmimin e parave për të ulur inflacionin nga nivelet më të larta në më shumë se 40 vjet. Por planet agresive të Rezervës Federale për të frenuar inflacionin në objektivin e saj prej 2 për qind do të zgjasin vite, do të ngadalësojnë rritjen ekonomike dhe do të rrisin papunësinë, tregojnë parashikimet.

Amerika është teknikisht tashmë në recesion

Teknikisht, ekonomia amerikane është tashmë në recesion, duke qenë se ka rënë në baza tremujore për dy tremujorët e fundit, por tani për tani recesioni është i cekët. Shumica e spekulimeve këto ditë në bursë ka të bëjë me atë se sa më shumë Fed mund të rrisë normat e interesit.

Financial Times 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0