Aksionet e First Republic bien me më shumë se 46% pas uljes së vlerësimit të kredisë - Business Magazine Albania

Aksionet e First Republic bien me më shumë se 46% pas uljes së vlerësimit të kredisë

Bankës amerikane mund t’i duhen më shumë fonde, pavarësisht një sasie shpëtimi prej 30 miliardë dollarësh të mbledhur javën e kaluar.

Aksionet në First Republic Bank ranë me më shumë se 46% të hënën, pas raportimeve se banka me bazë në San Francisko, mund të ketë nevojë të mbledhë më shumë se 30 miliardë dollar të siguruar javën e kaluar.

Ndërsa kriza në rritje e bankës vazhdoi dhe këtë javë, vlerësimi i kredisë së bankës rajonale u ul më thellë nga S&P Global. Agjencia tha se banka, e cila kujdeset për klientët e pasur, ndoshta u përball me “stres të lartë të likuiditetit” gjatë daljes së shumave të konsiderueshme.

Zyrtarët amerikanë po studiojnë se si të zgjerojnë përkohësisht mbrojtjen e ofruar për klientët bankarë nga Federal Deposit Insurance Corp (FDIC), për të përfshirë të gjitha depozitat, duke shkuar përtej kufirit aktual prej 250,000 dollarë, raportoi Bloomberg.

Ashtu si banka e Silicon Valley (SVB), një pjesë e madhe e klientëve të First Republic, mbajnë më shumë se 250,000 dollarë sasi të garantuar nga sigurimet federale.

Megjithatë, lëvizja mund të përballet me pengesa politike. Republikanët e linjës së ashpër, në Dhomën e Përfaqësuesve, gjatë mbledhjes të së hënës, u zotuan se do të kundërshtojnë çdo kalim të kufirit.

Grupi Republikan për Liri në Dhomën e Përfaqësuesve tha në një deklaratë se, “Çdo garanci universale për të gjitha depozitat bankare, qofshin ato implicite apo eksplicite, krijon një precedent të rrezikshëm, pasi inkurajon sjellje të papërgjegjshme në të ardhshmen, me kosto për ata që nuk janë përfshirë dhe që kanë ndjekur rregullat”.

Vështirësitë e First Republic vijnë pas rënies së SVB dhe Signature me bazë në Nju Jork. Gjatë fundjavës, Credit Suisse u bë institucioni më i madh deri më tani që është përfshirë në trazirat, kur qeveria zvicerane e detyroi bankën me probleme të blihej me çmim të ulët nga rivalja UBS.

First Republic ka luftuar për të siguruar depozituesit e saj se, nuk do të pësojë të njëjtin fat si SVB dhe Signature. Javën e kaluar, banka rriti huamarrjen nga Rezerva Federale e SHBA-së dhe më pas pezulloi dividentin e saj të aksioneve të zakonshme, pavarësisht se mbante rreth 213 miliardë dollarë aktive dhe 176 miliardë dollarë depozita.

Të dielën, Reuters raportoi se huadhënësi ishte ende duke u përpjekur të krijonte një marrëveshje për të rritur kapitalin, disa ditë pasi 11 nga emrat më të mëdhenj në bankat amerikane, duke përfshirë JPMorgan Chase, Citigroup, Bank of America dhe Goldman Sachs arritën në 30 miliardë dollarë.

Përpjekjet për të ofruar mbështetje të re për First Republic po udhëhiqen nga CEO i JP Morgan, Jamie Dimon, raportoi Wall Street Journal.

Në një dosje rregullatore, kryetari ekzekutiv i First Republic, Jim Herbert dhe CEO, Mike Roffler, tha se injektimi i parave “është një votë besimi për First Republic dhe të gjithë sistemin bankar të SHBA”.

Por, aksionet e First Republic kanë humbur 80% të vlerës së tyre gjatë 10 ditëve të fundit nga frika e kolapsit bankar. Rreth 70% e depozitave të First Republic janë të pasiguruara.

Gazeta gjithashtu raportoi të premten se biznesi i huadhënies së First Republic “vërtitet rreth investimeve të mëdha të pasurive të paluajtshme për klientëve të mëdhenj si Mark Zuckerberg”. Varësia nga prona, kreditë personale dhe tregtare shqetëson analistët e tregut, pasi ato nuk mund të likuidohen me shpejtësi.

Lexo: Banka e Arabisë Saudite humbet mbi 1 miliard dollarë në Credit Suisse

Por, pavarësisht garancive nga zyrtarët bankarë amerikanë dhe Presidenti Amerikan, Joe Biden, se të gjitha depozitat në bankat e mesme janë të sigurta, pavarësisht nga shuma, First Republic ka përjetuar tërheqje të mëdha depozitash, të vlerësuara në 70 miliardë dollarë, që kur SVB u shemb 10 ditë më parë. Në një dosje rregullatore, banka tha se huamarrjet nga Rezerva Federale shkuan nga 20 miliardë dollarë në 109 miliardë dollarë nga 10 marsi deri më 15 mars.

“Njerëzit po bëjnë diçka që ndoshta nuk është racionale, por plotësisht e kuptueshme, që është lëvizja e depozitave”, tha për Bloomberg Mohamed El-Erian, një ekonomist dhe president i Kolegjit Queens në Universitetin e Kembrixhit. “Nga po i lëvizin depozitat? Nga bankat më të vogla dhe të përmasave rajonale në bankat më të mëdha”, shtoi ai.

Por është vënë re gjerësisht se, vetë bankat që ndërhynë për të mbështetur bankën, janë përfitueset më të mëdha nga depozituesit që transferohen.

Të hënën, CNBC raportoi se First Republic kishte punësuar një bankë investimesh për ta këshilluar atë për opsionet e mundshme, por një sasi prej 25 miliardë dollarësh në bilancin e saj u bë pengesë për çdo marrëveshje. Rënia e vazhdueshme e aksioneve të bankës vjen pasi bankat e tjera të mesme ose rajonale kanë parë që vlerat e tyre të aksioneve të rriten në mënyrë modeste.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0