Aksionet e bankave europiane bien ndërsa kriza “lë gjurmë” - Business Magazine Albania

Aksionet e bankave europiane bien ndërsa kriza “lë gjurmë”

Aksionet bankare ranë në Europë të Enjten, pasi paqëndrueshmëria që përshkoi sistemin bankar global këtë muaj po i shtyn investitorët të përshtaten me kushtet më sfiduese ekonomike dhe të kreditimit në të ardhmen.

Rezerva Federale amerikane tregoi të mërkurën se ishte në prag të ndalimit të rritjeve të mëtejshme të kostove të huamarrjes, pasi falimenti i dy huadhënësve amerikanë në fillim të këtij muaji shkaktoi shqetësime se rreziku do të përhapej në të gjithë sistemin bankar.

Kryetari i Fed-it, Jerome Powell tha se stresi i industrisë bankare mund të shkaktojë një krizë kredie me ndikim të mundshëm në ngadalësimin e ekonomisë së SHBA.

Trazirat që filluan në Shtetet e Bashkuara u përhapën shpejt në të gjithë globin, duke futur në grackë një nga emrat më të mëdhenj bankar të Europës, Credit Suisse me histori 167-vjeçare, e cila u detyrua të lidhte një martesë me homologun zviceran UBS Group, për të shmangur një krizë më të gjerë.

Kryetari i Bankës Kombëtare të Zvicrës, Thomas Jordan tha të Enjten se dy javët e ardhshme do të jenë jetike për t’u siguruar që shpëtimi ishte i suksesshëm. Autoritetet zvicerane u kishin kërkuar bankave të bashkoheshin dhe dhanë garanci financiare me vlerë deri në 260 miliardë franga zvicerane (280 miliardë dollarë) për të përfunduar marrëveshjen.

Lexo edhe: Banka Qëndrore amerikane rrit normat e interesit, pavarësisht shqetësimeve bankare

Citigroup uli vlerësimin e sektorit bankar të Europës, duke paralajmëruar se ritmi i shpejtë i rritjes së normave të interesit do të rëndojë më tej aktivitetin ekonomik dhe fitimet e huadhënësve.

“Bazat themelore të sektorit bankar europian duken të shëndetshëm. Por, kriza e vazhdueshme e besimit mund të kufizojë oreksin e bankave për rrezik dhe të zvogëlojë fluksin e kredisë”, thanë strategët e kapitalit të Citigroup.

Indeksi i bankave kryesore europiane ra me 2.1%, me gjigantët bankar gjermanë Deutsche Bank dhe Commerzbank që ranë përkatësisht 2.1% dhe 3.2%. HSBC me seli në Londër ra me 3%.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0