Air Albania, 51% shqiptare

“Air Albania”, 51% shqiptare


Kompania fluturimeve “Air Albania” do të përbëhet në masën 51% nga aksionerë shqiptarë (publikë dhe privatë).

Vendimi i publikuar tashmë në fletoren zyrtare flet për tre aksionerë.

Sipas këtij vendimi, kompania shtetërore “Albcontrol sh.a.” do të autorizohet të përfaqësojë pronarin shtet për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes me ortakët e tjerë për krijimin e shoqërisë së përbashkët dhe përcaktimin e kuotave të ortakëve në këtë shoqëri, brenda 10 ditësh nga hyrja në fuqi e vendimit.

Aksionerët e tjerë janë “MDN Investment shpk” dhe “Turkish Airlines.”

Ju mund të lexoni: Air Albania. Kryeministri Rama lançon nisjen dhe rekrutimin e stafit

Sipas ligjit, pronari shtet, përfaqësuar nga “Albcontrol sh.a.” së bashku me ortakun tjetër shqiptar “MDN Investiment” sh.p.k., duhet të zotërojnë jo më pak se 51% të kuotave të shoqërisë së përbashkët “AIR Albania”.

“Albcontrol” sh.a. autorizohet të përfaqësojë pronarin shtet në procedurat ligjore të krijimit dhe regjistrimit si subjekt tregtar të “AIR Albania”, në formën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar.

Emri shqiptar në fluturime rikthehet pas pesë vitesh. Belle Air, ndërpreiu fluturimet në fund të vitit 2013 dhe, vetëm së fundi, ka arritur të përmbyllë procesin e falimentimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0