Në Shqipëri ka mbërritur Projekti Merimanga, një program kompjuterik, që shërben për të luftuar përhapjen në rritje të materialeve me përmbajtje të dhunës dhe abuzimit seksual të fëmijëve në internet.
Altin Hazizaj nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri ka bërë të ditur në mediat e tij sociale duke theksuar:
“I lancuar në vitin 2017 në Kanada, Projekti mbërrin tani në vendin tonë, i vetmi në Ballkan që e ka atë. Me këtë program punojnë 50 institucione dhe organizata në të gjithë botën. Projekti Merimanga ka aftësinë të gjurmojë duke përdorur edhe inteligjencën artificiale për të gjetur gjithë personat që dhunojnë seksualisht fëmijët dhe që mbajnë materiale me këtë përmbajtje. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme sidomos për një shtet të vogël si Shqipëria. Rasti i Babrrusë, ku roja i shkollës dhunonte seksualisht nxënësen, ka qenë rasti më ekstrem i shpejtësisë së përhapjes së një videoje. Ajo që sjell si risi programi Merimanga tani është që nisur nga kjo video, software, pra programi, nis e gjurmon kush janë këta persona dhe ku ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë, që e kanë këtë video apo këtë imazh. Pra çfarë ekziston në internet sot, që është publike, kuptohet, ne kemi mundësi ta gjurmojmë dhe t’ja raportojmë policisë, siç kemi edhe mundësi që bashkë me Merimangën t’i vendosim një kod specifik çdo imazhi video ose fotografik, pra që të bëhet i identifikueshëm dhe në fund është bllokimi I këtyre materialeve, që bëhet në bashkëpunim me policinë e cila i përdor më pas si provë. Pas gjithë këtij procesi kuptohet që ne kemi të drejtë t’i bllokojmë ato”.
Lexo: Sfida për të “pastruar” jetën tuaj në 31 ditë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.