Ahmetaj: së shpejti lehtësi për biznesin e vogël

Ahmetaj: së shpejti lehtësi për biznesin e vogël


Kur nuk është bërë as një muaj nga ulja e pragut të TVSH-së, që preku gati 10 mijë biznese, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka paralajmëruar lehtësi fiskale për biznesin e vogël. Lehtësitë pritet të bëhen të ditura javët e ardhshme. Ahmetaj tha se, “Politikat nxitëse dhe lehtësuese në iniciativë të kryeministrit do të vazhdojnë dhe në muajt që vijnë do të ftoheni t’i dëgjoni”.

Ministri i Financave hodhi poshtë zërat për dhënien me koncension të mbledhjes së TVSH-së. “Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë koncesion për TVSH. Përkundrazi procedura që po bëjmë me biznesin e vogël është në favor të formalizimit dhe në favor të biznesit të vogël”, tha ai. Duke iu referuar raportit të Bankës Botërore dhe progres-Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, Ahemtaj tha se, dy dokumentet konfirmojnë ecurinë pozitive të ekonomisë. Sipas tij, është vlerësuar me ecuri pozitive sistemi bankar në vendin tonë, ndërsa sistemi fiskal, po redukton pabarazinë dhe taksa progresive është në favor të shtresave më të varfra.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0