Agrotica 2016- Agrobiznesi shqiptar merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë në Selanik

Agrotica 2016- Agrobiznesi shqiptar merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë në Selanik


Në edicionin e 27 të Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë “Agrotica 2016”, që do të zhvillohet nga data 28 – 31 janar në Selanik të Greqisë, do të marrë pjesë edhe agrobiznesi shqiptar.

Të përfaqësuar nga anëtarë biznesmenë të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Shoqatës së imputeve bujqësore (AFADA), agrobiznesmenët shqiptarë synojnë të njihen nga afër në këtë ekspozitë, që është ndër më të rëndësishmet në tregun bujqësor ndërkombëtar, me përparimet e fundit të teknologjisë dhe shkencës, që nxit zhvillimin bujqësor dhe agrobiznesin.

Burime nga Këshilli i Agrobiznesit bëjnë të ditur se, Shqipëria po përfaqësohet dhe është pjesë e përvitshme tashmë, e takimit më të madh ndërkombëtar të profesionistëve nga sektori i bujqësisë që mbidhen në Selanik dhe paraqesin zhvillimet më të fundit nga bota në fushën e makinerive dhe pajisjeve në sektorin bujqësor. Eventi pritet t’i shërbejë forcimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit mids dy vendeve Shqipëri -Greqi në fushën e bujqësisë dhe agrobiznesit në tërësi.

Takimi në Tiranë “Indeksi i Marrëdhënieve të Biznesit 2015-2016 Greqi – Shqipëri”

kiNderkohë, ambasada greke dhe Dhoma e Ekonomisë dhe Tregtisë do të organizojnë në Tiranë, të martën, më 26 janar, edicionin e parë të “Indeksit të Marrdhënieve të Biznesit 2015-2016,Greqi – Shqipëri”.

Burime nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Invenstimeve bëjnë të ditur se, ky takim pritet të sjellë në tryezën e diskutimit, interesin e biznesmenëve grekë për të investuar në Shqipëri dhe sektorët e mundshëm, për zhvillimin e sipërmarrjeve të përbashkëta. Ky takim pritet të japë një tregues të ecurisë së deritanishme të bashkëpunimit, ndërsa do të synojë të jetë një indikator në rritjen e spektrit të bashkëpunimit, për projekte konkrete mes dy vendeve.

Shqipëria është një vend me shumë resurse e sektorë të paeksploruar që presin sipërmarrje të reja zhvillimore, me interes reciprok përfitimi si, industria ushqimore, bujqësia, blegtoria, turizmi, infrastruktura, industria minerare apo shërbimet financiare dhe bankare.

/ATSH/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0