Ata gjenden para detyrimit për të paguar 14% Tatim mbi Vlerën e Shtuar, ndërsa fermeri paguan vetëm 6%. Sipas tyre, detyrimi 20% e TVSH-së i duhet paguar në shtet nga prodhuesit e produktit.
Ndryshimi shqetësues për prodhuesit erdhi në fillim të muajit Dhjetor, ku në Ligjin për TVSH-në u zëvendësuan tek “Norma e kompensimit të prodhuesit bujqësor”, fjalët “20 për qind” me fjalët “6 për qind”.
Prodhuesit e kanë ngritur shqetësimin edhe më parë, ndërsa thonë se, kanë kaluar tre muaj takime pa një zgjidhje të situatës. Sipërmarrja është rënduar edhe nga pagesa e TVSH-së për llogari të fermerëve.
Sipërmarrësit paralajmërojnë se disa ndërmarrje mund të shkojnë deri në faliment për shkak të taksave të padrejta.
Një ditë më parë, sipërmarrësit agropërpunues kanë takuar Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuci, Zv. Ministrin e Ekonomisë dhe Financave Z. Elton Haxhi dhe ekipet e këtyre dy ministrive. Pas këtij takimi, ata vendosën të shtyjnë me një javë masat e tyre drastike për të mos blerë qumësht tek baxhot dhe fermerët e tjerë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto