Agjencitë Hapësinore në SHBA, Evropë dhe Japoni njoftojnë 'Panelin' e COVID-19 - Business Magazine Albania

Agjencitë Hapësinore në SHBA, Evropë dhe Japoni njoftojnë ‘Panelin’ e COVID-19

Agjencia amerikane e hapësirës NASA dhe homologet e saj evropiane dhe japoneze (ESA, JAXA) njoftuan të enjten nisjen e Panelit të Vëzhgimit të COVID-19 në Botë, një koleksion në internet i bazuar në të dhënat satelitore nga të tre agjencitë që dokumentojnë se si pandemia e koronavirusit ka ndryshuar planetin.

Përfaqësuesit nga të tre agjencitë njoftuan fillimin në një telekonferencë të enjten me menaxherë dhe administratorë pjesëmarrës nga Italia, Japonia dhe Uashingtoni. Ideja, thonë ata, është të sigurohet një pamje nga hapësira se si modelet e ndryshimit të veprimtarisë njerëzore të shkaktuara nga pandemia kanë ndikuar dukshëm në planet.

Agjencitë thonë se bashkuan të dhënat e tyre për t’i dhënë publikut dhe politikëbërësve një mjet unik për të ekzaminuar ndikimet afatshkurtra dhe afatgjata të kufizimeve të lidhura me pandeminë, të zbatuara në të gjithë botën. Agjencitë vazhdimisht do të shtojnë të dhëna në panel pasi vëzhgime të reja që vijnë nga satelitët dhe instrumentet e tjerë të vëzhgimit.

Sipas një njoftimi të NASA-s, projekti filloi të marrë formë në prill, kur të tre agjencitë formuan një grup pune për të identifikuar të dhënat më të rëndësishme satelitore, për të zgjedhur zonat me interes dhe për të zhvilluar mënyra për ta ndarë atë informacion në mënyrë efektive.

Ndryshimet në cilësinë e ajrit në të gjithë botën ishin ndër ndikimet e para të dukshme të urdhrave të qëndrimit në shtëpi gjatë pandemisë dhe pakësimi në aktivitetin industrial që u pa nga vëzhgimet satelitore. Ata gjithashtu kanë monitoruar ndryshimet në cilësinë e ujit dhe aktivitetin ekonomik dhe bujqësor në të gjithë botën.

Agjencitë thonë se paneli do të jetë një mjet i fuqishëm për të ekzaminuar sesi ka ndryshuar pandemia botën, informacion i rëndësishëm për të pasur ndërsa punohet drejt mëkëmbjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0