Aflatoksina tek qumështi, mjeku jep alarmin: Dëme të parikuperueshme në mëlçi - Business Magazine Albania

Aflatoksina tek qumështi, mjeku jep alarmin: Dëme të parikuperueshme në mëlçi

Produktet e bulmetit, veçanërisht qumështi, po konsideron gjithnjë e më shumë si burim rreziku për shëndetin nëse nuk respektohet norma e lejuar e aflatoksinës sipas standardeve të Bashkimit Europian, normë që nuk është respektuar sipas të dhënave të fundit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pranoi në fundjavë prezencën e toksinave kancerogjene në produktet shqiptare të qumështit.

Sipas një njoftimi, AKU gjeti qumësht me aflatoksinë në qytetin e Vlorës. Aflatoksina M1 është një toksinë që kalon në qumështin e kafshëve kur ato ushqehen me foragjere të kontaminuara dhe njihet për potencialin e saj kancerogjen.

Gjatë një fushate monitorimi të zhvilluar nga janari deri në prill 2025, AKU analizoi 26 mostra të ndryshme qumështi dhe nënproduktesh të tij në këtë qytet. Rezultatet treguan se 10 nga këto mostra, pra afro 40%, përmbanin nivele të aflatoksinës M1 mbi kufijtë e lejuar nga standardet e sigurisë ushqimore, ku norma e lejuar e është vetëm 0.050 µg/kg (ose 50 ng/kg).

Mjekët shqiptarë kanë ngritur alarmin mbi dëmet serioze që kjo substancë toksike mund të shkaktojë në organizëm, me pasoja të parikuperueshme, veçanërisht për mëlçinë.

“Aflatoksina është një nga toksinat më të fuqishme të prodhuara nga disa lloje mykesh, dhe nëse merret në mënyrë të vazhdueshme, shkakton dëmtime të mëdha në mëlçi, përfshirë hepatotoksicitet dhe hepatokarcinomë (tumor në mëlçi),” deklaron mjeku patolog Gerald Kola për Gazetasi.al.

Shifra shqetësuese: 120 raste me tumor në mëlçi në vitin 2023

Vetëm gjatë vitit 2023 janë regjistruar 120 raste me tumor në mëlçi, një shifër në rritje krahasuar me vitet e mëparshme. Aflatoksina B1 konsiderohet si një kancerogjen shumë i fuqishëm, sidomos te individët që vuajnë edhe nga Bepatiti B (HBV). Sipas doktor Kolës, kjo toksinë shkakton gjithashtu dobësim të sistemit imunitar (imunosupresion) dhe dëmtime në sistemin tretës, ndërsa tek fëmijët efekti është edhe më i thellë.

Lexo edhe: Alarm i kuq për sigurinë ushqimore! Sokolaj: Kontrolli i dobët po kërcënon konsumatorët

Rreziqet për fëmijët dhe zhvillimin e tyre

Nisur nga tradita e përdorimit të qumështit në familjet shqiptare, shumë fëmijë konsumojnë produkte bulmeti në baza ditore. Por sipas ekspertëve, aflatoksina mbi normën e lejuar mund të shkaktojë probleme serioze në zhvillim, si: rritje e vonuar, ulje e peshës trupore, çrregullime zhvillimore dhe toksicitet akut në raste të ekspozimit të lartë.

Bulmeti nën lupën e kritikës: Toksina, hormone dhe antibiotikë

Përveç aflatoksinës, mjekët paralajmërojnë edhe për rreziqe të tjera të lidhura me produktet e bulmetit, si: Intoleranca ndaj laktozës, rritje e inflamacionit, shtim i mukozës në trup, rrezik i shtuar për sëmundje kardiovaskulare dhe ndikim në balancën hormonale për shkak të përdorimit të hormoneve dhe antibiotikëve tek kafshët.

Pse shqiptarët nuk heqin dorë nga bulmeti?

Sipas mjekëve të shëndetit publik, shmangia e bulmetit mbetet sfiduese për disa arsye, siç janë traditat e forta ushqimore, mungesa e edukimit ushqimor, aksesi dhe çmimi i ulët dhe perceptimi i rrënjosur se bulmeti është i shëndetshëm.

Copywrite: SI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0