Aeroporti i Prishtinës fiton edhe 4 çmime

Aeroporti i Prishtinës fiton edhe 4 çmime


Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ është shpallur fitues në katër kategori të Best Business Awards 2017.

Sipas një komunikate të Aeroportit, çmimet e fituara janë komunikimi më i mirë, fokusi më i mirë drejt klientëvem përgjegjësia korporative ndaj shoqërisë dhe biznesi më i mirë i madh.

Lexoni: Aeroporti i Prishtinës ”Adem Jashari” shpallet fitues i dy çmimeve prestigjioze

Përmirësimi i të gjitha shërbimeve të ofruara, ndërtimi i infrastukturës moderne të IT, qasja e përgjegjshme ndaj klientëve dhe komunitetit përreth, si dhe rritja e konsiderueshme e biznesit kanë qenë disa nga arritjet kryesore që janë vlerësuar nga juria e Best Business Awards.

“Pas privatizimit dhe transformimit të tij, ANP “Adem Jashari” ka arritur të veçohet si një nga aeroportet me rritjen me të shpejtë në botë. Aeroporti i ri është ndërtuar duke përdorur teknologjinë e re të mençur dhe duke u mundësuar punëtoreve të tij që adaptohen në botën e re komerciale” – është thënë me këtë rast në njoftimin e Best Business Awards.

Ndërsa, pas pranimit të këtyre çmimeve drejtori gjeneral i Limak Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Haldun Firat Kokturk deklaroi: “Çmimet e Best Business janë disa nga çmimet më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar. Për shkak të profilit të lartë të këtyre çmimeve, ekziston një numër i madh i aplikimeve prandaj jemi të kënaqur që kemi arritur të dëshmohemi si të sukseshëm në punën tonë”.

Këto çmime e rrisin numrin e çmimeve të fituara nga Aeroporti i Prishtinës për këtë vit në nëntë, pas pranimit të dy çmimeve nga Communitas Awards dhe tri të tjerave nga International Business ‘Stevie’ Awards duke përfshirë çmimin “Kompania e Vitit” në transport që iu nda muajin e kaluar.

Best Business Awards kanë në përbërjen e tyre të vlerësimit një panel prej 20 ekspertësh të pavarur të cilët e bëjnë përzgjedhjen e fituesve në bazë të kritereve strikte për çdo kategori dhe sektor.

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0