Aeroporti më i madh në botë që nuk ekzistoi kurrë - Business Magazine Albania

Aeroporti më i madh në botë që nuk ekzistoi kurrë

Supozohej të ishte aeroporti më i madh në botë, një qendër joshëse ndërkontinentale për avionët supersonikë me gjashtë pista dhe lidhje hekurudhore me shpejtësi të lartë me qytetet përreth, por sot, është pak më shumë se një pistë ajrore në mes të askundit.

Everglades Jetport, siç u quajt kur projekti filloi në 1968, e nisi ekzistencën e tij në fund të Epokës së Artë të udhëtimeve ajrore. Concorde ishte gati të bënte fluturimin e saj të parë, ndërsa Boeing po punonte me një avion pasagjerësh edhe më të madh dhe më të shpejtë, 2707.

Me një kërkesë të lartë të parashikuar për udhëtime më të shpejta se zëri, Florida e Jugut u shfaq si një vend ideal për një qendër të tillë, sepse buçitja e frikshme e avionëve të fuqishëm i bënte këta mysafirë të padëshiruar në brendësi të vendit.

Por ja që nuk ishte e thënë të ndodhte. Aviacioni komercial ishte gati të hynte në një epokë tjetër dhe shqetësimet mjedisore çuan në anulimin e planit të madh për Everglades Jetport kur ishte ndërtuar vetëm një pistë. Tani, ajo pistë e vetme funksionon si një terren stërvitjeje dhe një kujtesë nostalgjike e një ëndrre që nuk u materializua kurrë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0