Shpesh jemi mësuar të orientohemi me emra institucionesh, lokalesh apo edhe dyqanesh. Vetëm rrugët më në zë janë ato që mbahen mend më lehtë. Sistemi i adresave është kritikuar gjithmonë për mungesën e efikasitetit.
Së fundmi në profilin e tij në Twitter, Ministri Brendshëm Sandër Lleshaj ka njoftuar një ndryshim në përmirësimin e kësaj problematike.
“Shqipëria do t’i ketë qytetet, fshatrat, rrugët dhe sheshet e saj me emra dhe me tabelat përkatëse si çdo vend tjetër europian. Shqiptarët do t’i kenë më në fund shtëpitë me adresë. Si kudo në Europë,” shkruan ai.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
2/2 Por kjo nuk është gjithçka. Shqipëria do t’i ketë qytetet, fshatrat, rrugët dhe sheshet e saj me emra dhe me tabelat përkatëse si çdo vend tjetër europian.
Shqiptarët do t’i kenë më në fund shtëpitë me adresë. Si kudo në Europë 🇦🇱🇪🇺 pic.twitter.com/jQpb9GwZJo— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) March 12, 2019
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.