Vëmendja e Administratës Tatimore tek zonat turistike

Administrata Tatimore u rikthehet zonave turistike


Administrata Tatimore ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese ndaj tatimpaguesve, për të parë në terren situatën reale dhe faktorët e riskut.  Sipas tatimeve, fushata deri më tani ka prekur vetëm zonat e mëdha turistike si: Tirana, Durrësi, Shkodra, Lezha, Fieri, Vlora, Pogradeci, Korça. Kontrollet pritet të shtrihen në të gjithë territorin e vendit. 

Nga të dhënat paraprake, rezulton se ka shkelje të legjislacionit tatimor lidhur me moslëshimin në kuponit tatimor, përdorimin e pajisjeve fiskale, mos-deklarimin e punonjësve, si dhe subjekte të paregjistruara.

Subjektet tregtare po informohen dhe këshillohen që të korigjojnë sjelljen e tyre në respektim të detyrimeve ligjore, ndërsa secili prej tyre është vënë në dijeni, se do të monitorohet në vazhdimësi nga administrata tatimore, për shkak të parregullsive të konstatuara, në pritje të vetëkorigjimit.

Lexo: Tatimet publikojnë ndryshimet e taksave kombëtare

Drejtoria e Tatimeve thekson se kjo fushatë ka si qëllim rritjen e shkallës së informimit dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve, për të ndërtuar një praktikë të qëndrueshme të respektimit të ligjit në mënyrë të barabartë nga të gjithë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0