Administrata Tatimore - Tatimpaguesit të aplikojnë për Certifikatën Elektronike për Fiskalizimin - Business Magazine Albania

Administrata Tatimore – Tatimpaguesit të aplikojnë për Certifikatën Elektronike për Fiskalizimin

Tatimpaguesit

Administrata Tatimore rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët në bazë të Ligjit 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, kanë detyrimin që prej datës 1 Janar 2021, të lëshojnë faturë në formë elektronike, të aplikojnë për t’u pajisur me Çertifikatën Elektronike për Fiskalizimin.

Sipas nenit 2, gërma b, dhe nenit 48, pika 2/a, të këtij ligji, fusha e zbatimit të tij përcakton detyrimin e tatimpaguesve, të cilët kryejnë transaksione shitje me Entet Publike, prej datës 1 Janar 2021, kanë detyrimin që të lëshojnë vetëm fatura elektronike për mallrat apo shërbimet e shitura.

Lexoni: Fiskalizimi, disa trajnime të disponueshme nga Drejtoria e Tatimeve

Duke filluar nga data 1 Korrik nis zbatimi i fazës së dytë të Fiskalizimit, për transaksionet pa para në dorë Binzes me Biznes. Edhe këta tatimpagues duhet të marrin masat për t’u pajisur në kohë me certifikatën elektronike.

Certifikata Elektronike, për projektin e Fiskalizimit është një nga elementët e domosdoshëm që siguron përdorimin e portalit të Faturës Elektronike dhe kryerjen e veprimeve me të.

Ky element teknik, shumë i rëndësishëm, për të aksesuar portalin dhe pranuar faturat, sigurohet duke aplikuar online tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nëpërmjet portalit e-albania, në linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0