Administrata Doganore shton edhe 27 shërbime online - Business Magazine Albania

Administrata Doganore shton edhe 27 shërbime online

Administrata Doganore

Mbështetur në prioritetet e Programit të Qeverisë Shqiptare për lehtësimin e procedurave për sipërmarrjen dhe krijimin e një klime të favorshme të të bërit biznes në vendin tonë, Administrata Doganore ka vendos si objektiv kryesor “doganën digjitale” me qëllim zëvendësimin e procedurave shkresore me operacione elektronike për të krijuar një ambient me eficent dhe më modern edhe për shërbimet ndaj biznesit.

Ndërkohë duke filluar nga sot, qytetarët dhe bizneset mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit e-Albania edhe për 27 shërbime të reja duke e çuar në 34 numrin total të shërbimeve që mundësohen online lidhur me vendime të favorshme të autorizuara nga administrata doganore shqiptare. Konkretisht, që nga kjo datë do të mund të aplikohet online edhe për vendimet e favorshme të mëposhtme;

  • Autorizim për magazinë fiskale prodhimi
  • Autorizim për magazinë fiskale stokimi
  • Autorizim për statusin e eksportuesit të miratuar
  • Autorizim për përjashtim nga detyrimet doganore
  • Autorizim për pritës të regjistruar
  • Vendim për Informacion Detyrues të Origjinës (IDO)
  • Vendim për Informacion i Detyrueshëm Tarifor (IDT)
  • Vendim për Trajtim Tarifor Favorizues: për kafshët për riprodhim
  • Vendim për Trajtim Tarifor Favorizues: për mallra industrial
  • Vendim për Trajtim Tarifor Favorizues: për farat
  • Autorizim për përjashtimin nga detyrimet e akcizës të karburantit për anijet e peshkimit
  • Miratim shtese/ndryshim zyre doganore në Autorizimin për Regjimin e Përpunimit Aktiv
  • Miratim shtyrje afati të regjimit të Lejimit të Përkohshëm me përjashtim të pjesshëm
  • Miratim shtyrje afati të regjimit të Lejimit të Përkohshëm me përjashtim të plotë
  • Miratim shtese/ndryshimi në Autorizimin për regjimit të Përpunimit Aktiv
  • Autorizim për regjim të Përpunimit Aktiv të thjeshtëzuar
  • Autorizim për regjim të Lejimit të Përkohshëm me përjashtim të plotë
  • Autorizim për nivelin e diferencuar të pagesës së akcizës
  • Autorizim për përjashtim nga TVSH për makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e përpunimit aktiv pavarësisht nga vlera e investimit
  • Autorizim për përjashtim nga TVSH për makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit
  • Autorizim për përjashtim nga TVSH për makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratavetë investimit me vlerë të barabartë ose më të madhe se 50 milionë (pesëdhjetë milionë) lekë, të cilat nuk janë për shitje
  • Vërtetimit në lidhje me detyrimet e papaguara doganore
  • Autorizim për deklarim të drejtëpërdrejtë
  • Licencë për agjentë doganorë
  • Licencë për agjenci doganore
  • Regjistri i NUIS -it në sistemin elektronik
  • Autorizim për përjashtim nga TVSH dhe detyrimet doganore të karburanteve të destinuara për Trupin Diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë.

Për të gjitha shërbimet e sipërcituara, qytetarët dhe bizneset do të aplikojnë online përmes portalit e-Albania dhe janë nëpunesit e administratës doganore, të cilët kanë detyrimin për sigurimin e dokumentacionit shoqërues të nevojshëm, në rastet kur këto dokumente lëshohen nga institucione shtetërore. Kjo pasi, Sistemi i Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik (SQDNE) mundëson komunikimin dhe shkëmbimin e këtyre dokumenteve ndërmjet institucioneve shtetërore.

Gjithashtu të gjithë dokumentet administrative që shërbejnë si dokumentacion shoqërues për marrjen e këtyre shërbimeve elektronike në portalin e-Albania, ofrohen dhe shkëmbehen vetëm elektronikisht përmes Sistemit të Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik nëpërmjet institucioneve shtetërore.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave(që nga 1 janari 2020) operon me aplikimet on-line për 7 shërbimet e mëposhtme:

  1. Aplikim për autorizim për regjim të magazinimit doganor
  2. Aplikim për autorizim për regjim të përpunimit aktiv
  3. Aplikim për autorizim për regjim të përpunimit pasiv
  4. Krijim profili në sistemin “Sicpatrace” për krijimin e porosive të pullave fiskale
  5. Modifikim profili në sistemin “Sicpatrace”, shtesë furnitori
  6. Modifikim profili në sistemin “Sicpatrace”, shtesë kategorie produkti
  7. Aplikim për autorizim për regjim të lejimit të përkohshëm me përjashtim të pjesshëm

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0