Abraham Lincoln dhe mësimet që përcolli në rrugën drejt udhëheqjes - Business Magazine Albania

Abraham Lincoln dhe mësimet që përcolli në rrugën drejt udhëheqjes

Abraham Lincoln dhe mësimet që përcolli për rrugën drejt udhëheqjes

Mund  të mos jeni duke udhëhequr ndryshime revolucionare në vend, apo duke sjellë ndryshime që do lënë shenjë, por po krijoni ato arritje, të cilat do ju bëjnë një udhëheqës më të mirë dhe të drejtë.

Dhe kjo arrihet duke u frymëzuar dhe nga udhëheqës, të cilët dhe në ditët e sotme me fjalët dhe këshillat e tyre japim mësime për ne.

1.Bëhuni vendimtar

Edhe pse është e dobishme të merret më shumë se një mendim, udhëheqësit e fortë e dinë se kur dhe si të marrin vendime. Linkolni kishte aftësinë të dinte kur i kishte të gjitha informacionet që i duheshin. Duke u larguar për të kërkuar vetminë, ai ishte në gjendje të përcaktonte zgjidhjen më të mirë për të marrë një vendim pa u lëkundur.

Udhëheqësit e mirë sqarojnë kriteret e tyre të vendimit, duke identifikuar kërkesat dhe dëshirat. Ata i përdordorin këto kërkesa si udhëzues për të krahasuar opsionet. “Vlerësoni rrezikun dhe pvrfitimin e secilës mundësi. Këto praktika do të rrisin besimin se keni zgjedhur alternativën që është ekuilibri më i mirë i rrezikut dhe shpërblimit.”

Lexo:7 zakonet e fuqishme që përcaktojnë lidershipin ekselent

2.Kërkoni frymëzim në vende të pamundura

Si anëtar i Kongresit, Linkoln studioi matematikë për të fituar mençuri në arsyetim. Linkolni ndan një pjesë të kësaj mençurie duke thënë se:” Gjërat që janë të barabarta me të njëjtën gjë janë të barabarta dhe me njëra-tjetrën”. Udhëheqësit janë nxënës të vazhdueshëm dhe kërkojnë ide dhe inovacione jashtë industrisë së tyre.

3.Lidhu me njerëzit në nivelin personal

Lincoln ishte i njohur edhe për shakatë dhe tregimet e tij, pra për lidhjen që krijonte ai me njerëzit dhe nga ana personale, emocionale duke u dhënë atyre atë siguri që një udhëheqës duhet ta zotërojë. Linkolni, gjithashtu, e bëri veten të arritshëm.

“Nuk është se sa i zgjuar jeni – marrëdhëniet e forta personale dhe nivelet e larta të besimit janë themeli i një lidershipi efektiv. Udhëheqësit e mirë demonstrojnë ndjeshmëri, interesohen për të tjerët dhe zbulojnë detaje rreth tyre.”

ENTREPRENEUR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0