A po e fsheh qeveria amerikane ekzistencën e alienëve?

A po e fsheh qeveria amerikane ekzistencën e alienëve?


Sipas Edward Snowden, përgjigjja është jo.

Ish kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) shkroi për zbulimet e tij – në librin e tij të fundit “Record Permanent” dhe përsëri e konfirmoi atë gjatë një interviste në podcast-in “Joe Rogan Experience”.

Ai gjithashtu tha në podcast se “ndoshta alienët ekzistojnë” por hodhi poshtë teoritë e komplotit se qeveria amerikane po punon për t’i fshehur ato.

Snowden, i cili jeton në mërgim në Moskë, tha se kishte kontrollouar bazat e të dhënave para se të linte punën e tij në NSA dhe nuk kishte gjetur prova që do të vërtetonin teoritë e komplotit.

“Unë kam kontrolluar rrjetin dhe nuk munda të gjej asgjë. ”

Departamenti i Drejtësisë ngriti një padi në shtator kundër Snowden, duke thënë se libri i tij i kujtimeve shkel marrëveshjet e mosdeklarimit që ai nënshkroi me CIA-në dhe NSA-në.

Hakeri i njohur ndërkombëtarisht bëri bujë kur Washington Post dhe The Guardian publikuan histori bazuar në veprimet e tij, të cilat përshkruanin programin e mbikëqyrjes masive të qeverisë amerikane, duke përfshirë edhe hyrjen në të dhënat e celularëve të miliona amerikanëve.

Snowden tha se nuk i vjen keq për veprimet e tij dhe se dëshiron të kthehet në Shtetet e Bashkuara.

Yahoonews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0