A ndikon ndërrimi i orës në shëndetin e njeriut? - Business Magazine Albania

A ndikon ndërrimi i orës në shëndetin e njeriut?

Ndërrimi i orës, një praktikë që ndodh dy herë në vit, mund të ketë pasoja negative për shëndetin e njeriut. Ekspertët paralajmërojnë se kjo lëvizje e thjeshtë e akrepave mund të ndikojë në shëndetin tonë fizik dhe mendor, duke shkaktuar nga lodhje e humor të ulët, deri te rritja e rrezikut për atak në zemër dhe goditje në tru.

Ja gjashtë mënyra se si ndërrimi i orës ndikon negativisht:

Rrit rrezikun e atakut në zemër dhe goditjes në tru

Studimet tregojnë se sulmet në zemër rriten me 24% menjëherë pas ndryshimit të orës , ndërsa rreziku i goditjes në tru rritet me 8% në dy ditët e para pas ndryshimit. Shkaku kryesor mendohet të jetë prishja e ritmit biologjik dhe rritja e hormoneve të stresit.

Ndikon në humor dhe mund të çojë në depresion

Perëndimi më i hershë dhe ditët më të shkurtra mund të ulin nivelin e serotoninës dhe vitaminës D, duke sjellë ndjenja lodhjeje dhe trishtimi. Sipas një studimi, ndërrimi i orës lidhet me një rritje 11% të episodeve depresive.

Ul aftësinë për vendimmarrje

Mungesa e gjumit ndikon në përqendrim dhe gjykim. Pas ndryshimit të orës, është vërejtur rritje e aksidenteve rrugore me 6%, si dhe më shumë gabime në vendin e punës e në fushën mjekësore.

Lexo edhe:Dorian Kane: Shqipëria ende e papërgatitur për stablecoins dhe kriptomonedhat

Përkeqëson kujtesën dhe vëmendjen

Shumë njerëz ndihen më të shpërqendruar dhe më pak produktivë. Një studim i Journal of Applied Psychology tregoi rritje të “cyberloafing” – përdorimit të internetit për arsye personale në punë – ditën e hënës pas ndërrimit të orës.

Ndryshon oreksin dhe sjell dëshirë për ushqime të pashëndetshme

Ndryshimi i gjumit ndikon në hormonet e urisë. Si rezultat, pas ndryshimit të orës kemi më shumë dëshirë për ushqime të yndyrshme dhe me sheqer.

Rrit nervozizmin dhe tensionin emocional

Privimi nga gjumi na bën më të irrituar dhe të paduruar. Madje një studim ka treguar se edhe gjyqtarët japin dënime më të ashpra menjëherë pas ndryshimit të orës, për shkak të lodhjes dhe humorit të keq. Ekspertët këshillojnë që pas ndërrimit të orës, njerëzit të flenë më herët, të marrin më shumë dritë natyrale gjatë ditës dhe të shmangin kafeinën vonë në mbrëmje, për të ndihmuar trupin të përshtatet me ritmin e ri.

AARP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0