A ndihmon martesa të fitojmë më shumë para?

A ndihmon martesa të fitojmë më shumë para?


Një raport më i fundit, del në përfundimin se tek meshkujt, martesa ndikon në rritjen e të ardhurave, por përjashton rastet kur mashkulli është një “fillestar” në fushën e të gjenerimit të të ardhurave.

Për meshkujt të cilët fitojnë pak, ata në jetë tentojnë të martohen, kur arrijnë në një pikë kur të ardhurat janë duke u rritur; kështu që martesa tek ata nuk ndikon në potencialin për rritjen e të ardhurave. Por, kur flasim për meshkujt që fitojnë shumë, të ardhurat e tyre rriten pasi martohen, – sipas të dhënave të studimit. 

Studimet e kaluara sugjeronin se martesa mund të ndihmojë njerëzit të dalin nga varfëria, fenomen i ashtuquajtur “premiumi i martesës.” Megjithatë, ky studim i ri, i kundërvihet idesë së ‘premiumit të martesës’, duke cituar se vetëm fitimet e njerëzve të pasur përfitojnë nga martesat dhe që martesa nuk do të ishte një politikë e mirë për të dalë nga varfëria.

Kur përshkruhen arsyet e mundshme përse martesa mund të ketë një impakt pozitiv mbi fitimet, raporti përfshiu arsye si prezenca e influencës së femrave pozitive, lumturia në shtëpi dhe dhënia fund e diskriminimit të punëdhënësve ndaj punonjësve meshkuj të pamartuar.

 

/Nga Serena Elavia, autore në FoxBusiness

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0