A na bën nostalgjia të besojmë se muzika në kohën e rinisë ishte më e mirë? - Business Magazine Albania

A na bën nostalgjia të besojmë se muzika në kohën e rinisë ishte më e mirë?

muzika

Përballja me idenë se muzika e kaluar ishte më e mirë është një pyetje e përhershme. Për dikë që e do ende “Drop It Like It’s Hot” të Snoop Dogg, “Dance, Dance” të Fall Out Boy apo “Hollaback Girl” të Gwen Stefani-t, kjo lidhje e thellë muzikore sjell jo vetëm kujtime, por edhe ndjesi nostalgjie për vitet e adoleshencës.

Por, ndërsa koha kalon, brezat më të rinj gjejnë muzikën e tyre të preferuar. Për shembull, një koleg më i ri e kujton periudhën 2008-2016 si epokën e artë të muzikës, duke përmendur artistë si Meghan Trainor, One Direction dhe Kesha si kolonën zanore të viteve të tij të formimit. Nga një brez në tjetrin, ideja se muzika e rinisë është më e mirë përsëritet, duke ngritur pyetjen nëse kujtimet japin një perceptim të shtrembëruar mbi vlerën muzikore.

Ekspertët e muzikës dhe psikologjisë kanë analizuar ndikimin e muzikës në emocionet dhe kujtesën. Dr. Rita Aiello, një psikologe muzikore nga Universiteti i New York-ut, thekson se muzika nuk bëhet më e mirë me kalimin e viteve; ajo vetëm ngjall emocione të forta. Muzika, thotë ajo, është një sinjal i fuqishëm që na bën të kujtojmë të kaluarën.

Por, pse muzika ka një fuqi të tillë?

“Muzika është episodike,” tha Dr. Robert Cutietta, një profesor i muzikës në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

“Nëse shikoni një vepër arti apo diçka tjetër, mund ta shikoni dhe të largoheni. Muzika qëndron aty. Ekziston një pjesë e trurit tonë që quhet memorie episodike, pikërisht aty shkon.”

Shkenca tregon se preferencat muzikore zakonisht arrijnë kulmin gjatë adoleshencës dhe rreth moshës 20 vjeç, është procesi i formimit të identitetit. Sipas Dr. Robert Cutietta këto vite janë kyçe, pasi muzika ndihmon në ndërtimin e vetëdijes dhe lidhjeve emocionale.

Ndërsa muzika ka fuqinë për të mbajtur të freskëta kujtimet dhe emocionet e së kaluarës, ajo gjithashtu ngjall një ndjenjë përjetimi të pasur. Këngët e viteve të rinisë kthehen si një lidhje e veçantë me veten e atëhershme, duke ofruar një moment katarsisi dhe një përzierje emocionale.

“Është pjesë e identitetit tuaj. Gjatë atyre viteve, ne po kuptojmë aq shumë se kush jemi dhe se sa jemi të lidhur me muzikën”, tha Cutietta.

Kjo lidhje me identitetin mund të jetë arsyeja pse ndihet më pak lidhja me muzikën bashkëkohore ndërsa ndodh rritja. Emocionet e lidhura me muzikën në mosha vendimtare ndihmojnë në formimin e një lidhjeje të përjetshme, me ndjenja të lumtura dhe të trishtuara që ndërthuren, madje edhe duke plotësuar njëra-tjetrën, kur dëgjohet një këngë.

Për shumë persona, këngët që dikur i kanë prekur më thellë mbeten të preferuarat, ndërsa këngët më pak të rëndësishme mbeten në harresë. Me kalimin e viteve edhe brezat e sotëm ndoshta do të mbajnë mend artistët e viteve 2020 me po aq dashuri, ndërsa artistët e së ardhmes do të duken të largët.

cnn.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0