A mundet I.A. të ndihmojë konsumatorët të blejnë verë më të mirë?

A mundet I.A. të ndihmojë konsumatorët të blejnë verë më të mirë?

Aplikacionet e rekomandimit të verës të fuqizuara nga I.A. si Sippd dhe FinpåVin po ndihmojnë gjithnjë e më shumë njerëz të zgjedhin verën e duhur. Sippd, i startuar në SHBA në vitin 2021, përdor teknologjinë e I.A., duke ofruar rekomandime të personalizuara të verës bazuar në preferencat e përdoruesit.

Përdoruesit plotësojnë një quiz në internet për të analizuar preferencat e tyre të verës, dhe I.A. i aplikacionit krijon përputhje shijesh dhe jep vlerësime për çdo shishe të skanuar përmes kameras së telefonit celular. Sippd vazhdon të mësojë nga reagimet e përdoruesve për të përmirësuar rekomandimet e saj. Në të njëjtën mënyrë, FinpåVin, i startuar në Norvegji në vitin 2020, përdor I.A. për të përmirësuar rekomandimet e saj të verës bazuar në preferencat e përdoruesit dhe po eksploron zgjerimin në vende të tjera.

Lexo:Multimiliarderi kinez i Alibaba, Jack Ma, viziton Tiranën

Megjithëse ekspertët e verës kanë mendime të ndryshme për këto aplikacione, ata e njohin potencialin e tyre në lidhje me konsumatorët e verës dhe ndihmën që u japin ata për të kuptuar më mirë verën. Disa kritikë argumentojnë se aplikacionet mund të vështirësojnë analizën e shumëllojshmërisë së gjerë të verave dhe sugjerojnë kërkimin e rekomandimeve nga dyqanet e pavarura të verës ose faqet e internetit.

Fundamentalisht, përdorimi i I.A. në aplikacionet e verës është një zgjedhje personale, dhe disa besojnë se zgjedhja e një shishe vere duhet të jetë një përvojë sensorike e lënë në dorën e individëve në vend të mbështetetjes në teknologji.

 

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0