A mund të zgjidhë industria e alkoolit problemin e "Heavy Buyers"? - Business Magazine Albania

A mund të zgjidhë industria e alkoolit problemin e “Heavy Buyers”?

Industria e alkoolit përballet me një sfidë të madhe për shkak të varësisë nga blerësit e 'rëndë' (heaby buyers), të cilët përbëjnë shumicën e shitjeve, ndërsa rritja e ndërgjegjësimit për shëndetin po shtyn konsumatorët drejt opsioneve me pak ose pa alkool. Artikulli eksploron strategjitë e markave për diversifikimin e produkteve, rreziqet e varësisë nga konsumatorët e mëdhenj dhe tendencat globale si premiumizimi dhe inovacioni në pije me përmbajtje të ulët alkooli. Lexoni më poshtë për strategjitë e zhvillimit dhe sfidat e industrisë së alkoolit në tregjet e SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe më gjerë. Një pakicë e konsumatorëve përbën një përqindje të konsiderueshme të shitjeve të alkoolit – nga një këndvështrim strategjik, kjo do të thotë se markat e alkoolit varen nga blerësit e rëndë, duke ushtruar presion për të diversifikuar ofertën e tyre.

Industria e alkoolit përballet me një sfidë të madhe për shkak të varësisë nga blerësit e ‘rëndë’ (heaby buyers), të cilët përbëjnë shumicën e shitjeve, ndërsa rritja e ndërgjegjësimit për shëndetin po shtyn konsumatorët drejt opsioneve me pak ose pa alkool. Artikulli eksploron strategjitë e markave për diversifikimin e produkteve, rreziqet e varësisë nga konsumatorët e mëdhenj dhe tendencat globale si premiumizimi dhe inovacioni në pije me përmbajtje të ulët alkooli. Lexoni më poshtë për strategjitë e zhvillimit dhe sfidat e industrisë së alkoolit në tregjet e SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe më gjerë.

Një pakicë e konsumatorëve përbën një përqindje të konsiderueshme të shitjeve të alkoolit – nga një këndvështrim strategjik, kjo do të thotë se markat e alkoolit varen nga blerësit e rëndë, duke ushtruar presion për të diversifikuar ofertën e tyre.

Pse janë të rëndësishëm blerësit e rëndë apo ata që blejnë shumë shpesh?

Blerësit e shpeshtë të alkoolit janë konsumatorë të rregullt dhe ndonëse ky grup ka tendencë të shpenzojë vazhdimisht, rritja e ndërgjegjësimit dhe shqetësimit për rreziqet shëndetësore po zvogëlon blerësit më të lehtë, të cilët janë kritikë për rritjen e këtyre markave që tregtojnë pije alkoolike.

Pjesërisht, markat kanë aplikuar strategji premiumizimi, ku klientët blejnë më pak, por produkte më të mira dhe me një marzh më të lartë fitimi. Nga ana tjetër, inovacioni, sidomos në kategorinë e birrës, po merr hov me opsionet më të lehta dhe me përmbajtje të ulët alkooli, ku IWSR parashikon një rritje vjetore mesatare prej 6% në periudhën 2023-2027.

Për më shumë informacion mbi ecurinë globale të industrisë së alkoolit, mund të konsultoni raportin e industrisë për pijet alkoolike.

Situata aktuale

Një studim në SHBA nga Bernstein, i raportuar nga Wall Street Journal, tregon se 90% e shitjeve të alkoolit realizohen nga vetëm një e pesta e të rriturve amerikanë.

Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një studimi të NIH nga viti 2018, 4% e konsumatorëve më të mëdhenj përbëjnë 30% të konsumit të përgjithshëm dhe 23% të të ardhurave të industrisë.

Megjithatë, në mbarë botën, edhe pse trendet janë shqetësuese, nevoja për tu larguar disi nga rutina dhe ndëverprimi social mbetet i fortë.

Rreziku për biznesin

Varësia nga konsumatorët e mëdhenj të alkoolit po bëhet një rrezik në rritje për markat e alkoolit. Qeveria amerikane po shqyrton vendosjen e paralajmërimeve për rrezikun e kancerit në paketimet e pijeve alkoolike dhe reduktimin e kufijve të rekomanduar të konsumit të sigurt.

Konsumatorët janë gjithashtu të shqetësuar dhe po i drejtohen gjithnjë e më shumë opsioneve pa ose me pak alkool; për ata që marrin ilaçe për humbje peshe si GLP-1, ka disa prova që tregojnë se ato mund të zvogëlojnë konsumin e alkoolit. Në SHBA, një faktor tjetër është legalizimi i marihuanës në gjithnjë e më shumë shtete.

Ndërkohë, në segmentin e luksit, dërgesat e shampanjës kanë rënë me 9.2% në vitin 2024.

Çfarë duhet bërë?

Si duke ndryshuar përzierjen e produkteve apo duke ofruar më shumë produkte premium, detyra kryesore për shumicën e markave është të komunikojnë vlerën dhe cilësinë për të zgjeruar audiencën, duke kuptuar se mundësia qëndron te ata që konsumojnë me moderim (ose aspak), në vend që të shtrydhin më shumë shitje nga një pakicë e konsumatorëve të shpeshtë.

Burimi: WARC, WSJ, IWSR, NIH, The Lancet

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0