A kanë harruar njerëzit si të sillen në zyrë? - Business Magazine Albania

A kanë harruar njerëzit si të sillen në zyrë?

Për shumë punëtorë, plani për rikthimin në zyrë, më në fund është materializuar. Punonjësit e të gjitha shtresave po gjejnë rrugën e tyre për t’u kthyer në tavolina, edhe vetëm disa ditë në javë. Por, tranzicioni nuk ka qenë i lehtë për të gjithë.

Në shumë raste, edhe gjërat e thjeshta për të cilat njerëzit ishin të mirë para pandemisë, nga përgatitja e vakteve, te bisedat ballë për ballë dhe shoqërimi me kolegët, nuk janë më dytësore. Punëtorëve u mungon praktika. Për më tepër, për shkak të qëndrimeve të ndryshme të njerëzve ndaj punës në distancë, rikthimi ka qenë emocionues për disa dhe turbullues për të tjerët, apo edhe një përzierje konfuze e të dyjave.

Disa njerëz, pasi kanë kontroll të plotë mbi mjediset e tyre të punës në shtëpi, janë më të shqetësuar nga pikëpamja sociale dhe më pak tolerantë ndaj acarimeve që vijnë nga të qenurit të rrethuar nga kolegët. Të tjerët, ndërkohë, mund të jenë aq të lumtur që janë në një zyrë me kolegët, saqë përfundojnë duke shkelur rregullat e mirësjelljes shoqërore që ishin atje.

Gjërat do të lëkunden, thonë ekspertët, pasi gradualisht do të mësohemi të jemi sërish në një mjedis profesional formal. E megjithatë, është e drejtë të pranohet se ‘të jesh në zyrë’ nuk është njësoj si më parë; mënyra se si shumë kompani përdorin zyrat ka ndryshuar, pasi puna në distancë dhe hibride bëhet më e rrënjosur. Qëllimi që zyra i shërben tani – dhe rregullat rreth sjelljeve tona në të – janë ende në zhvillim.

Lexo edhe: Hollanda sanksionon me ligj të drejtën për të punuar nga shtëpia

“Nuk është aq e thjeshtë sa të rikthehemi si më parë”, thotë Gemma Roberts, psikologe në Mbretërinë e Bashkuar .

Sam është kthyer në zyrë për tre muaj tani, por ai ende zgjohet në panik në ditët e zyrës, pa rroba të pastra për të veshur. Ashtu si shumë punëtorë, Sam u mësua të mos kishte nevojë për veshje të  hekurosura ndërsa punonte nga shtëpia. “Unë punoj kryesisht me pizhame,” thotë ai. Por, kjo nuk është e mundur në ditët kur ai udhëton në zyrën e tij në Sidnej.

“Vazhdoj të harroj se kam një udhëtim 90-minutësh, sepse jam mësuar të punoj duke filluar nga shtëpia kur më pëlqen”, vazhdon ai. “Ndihesh si të jesh fëmijë, duke mësuar nga fillimi”.

Kalimi nga puna në distancë me kohë të plotë në një format hibrid është një rregullim i nevojshëm në mënyrën e re të punës së njohurive – dhe për shumë, ka qenë një proces i ngadaltë. Shumë punëtorë e kanë të vështirë të heqin dorë nga zakonet e punës nga shtëpia.

Nga ana tjetër, disa nga këto zakone do të zhduken me kalimin e kohës, sepse zyra do t’i detyrojë punonjësit të rikthehen në sjelljen e duhur (me fjalë të tjera, një person do të ketë më pak gjasa të ecë me ritëm rreth zyrës, pasi kolegët ka të ngjarë të ngulin sytë).

Megjithatë, sjelljet e tjera do të kërkojnë shumë më tepër punë të qëllimshme, sepse ato nuk janë thjesht diçka që njerëzit kanë ndaluar së bëri – si mos veshja e pantallonave – por janë sjellje që i kemi harruar plotësisht se si t’i bëjmë.

Roberts shpjegon se shumë punëtorë kalojnë vite – shpesh në mënyrë të pandërgjegjshme – duke mësuar aftësitë ndërpersonale, në mënyrë që të krijojnë marrëdhënie në zyrë dhe të ndihmojnë zhvillimin e karrierës. Por, pas dy vitesh jashtë loje, ata janë më shumë se të ndryshkur./ BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0