A ka një rregull si t'i përdorim ngjyrat në marketing? - Business Magazine Albania

A ka një rregull si t’i përdorim ngjyrat në marketing?


Grafic designers e kanë ditur prej kohësh që ngjyrat luajnë një rol kryesor në suksesin e një fushate marketingu. Ngjyra të ndryshme krijojnë ndjesi të ndryshme tek konsumatorët, duke i dhënë personalitet një marke dhe duke ndikuar tek shitjet. Më poshtë po listojmë 10 ngjyrat që rrisin shitjet dhe emocionet specifike që krijon secila ngjyrë.

E kuqe

E kuqja është ngjyra e fuqisë. Tërheq vëmendjen e njerëzve dhe e mban atë. Ja përse e kuqja është ngjyra më e përdorshme në marketing. Përdoreni, por vetëm mos e teproni!

Blu

Në rastet kur doni të dukeni të besueshëm dhe të hijshëm, ngjyra blu është e duhura për t’u përdorur. Kombinimi i saj me ngjyra të tjera që shkojnë, jep rezultate akoma më të mira.

Rozë

Kërkoni vëmendjen e femrave të reja? Në këtë rast nuk gabohet asnjëherë nëse përdoret ngjyra rozë apo ajo pink. Është ngjyrë gazmore, e llastuar dhe tërësisht femërore.

E verdhë

E verdha është një ngjyrë e fuqishme, por është gjithashtu më e rrezikshmja. Përdoreni atë për të tërhequr vëmendjen e audiencës dhe bëjini të ditur që ju jeni të sigurt për aftësitë tuaja.

E gjelbërt

Ngjyra e gjelbërt është e gjithanshme. Është e ngrohtë, mikpritëse, duke i dhuruar konsumatorëve një ndjesi të mirë. Së dyti, është një simbol i shëndetit, mjedisit dhe dashamirësisë. Së fundmi, ajo është ngjyra e parave, kështu që krijon mendime rreth pasurisë.

Vjollcë

Vjollca është ngjyrë mbretërore, gjë që do të thotë se kur ajo përdoret i jep elegancë dhe prestigj materialeve të marketingut.

E artë

Ngjyra e artë tregon gjithashtu elegancë dhe prestigj, por ka edhe elementë fuqie që ngjyra vjollcë nuk i ka. Në kombinim me vjollcën ose të gjelbrën, e arta kthehet në një ngjyrë shumë të fuqishme që simbolizon pasuri dhe pastërti.

Portokalli

Portokallia është energji. Ka forcë tërheqjeje të jashtëzakonshme, është e lezetshme dhe e freskët. Ajo i bën konsumatorët të ndjehen se po blejnë nga një kompani që dallon nga të tjerat.

Kafe

Ngjyra kafe e tokës, njihet si një ngjyrë e rehatshme, gjë që përçon siguri dhe relaksim tek konsumatorët.

E zezë

E zeza është një tjetër ngjyrë shumë e gjithanshme. Mund të jetë moderne apo tradicionale, emocionuese ose relaksuese. E përdorur si një ngjyrë kontrasti me një ngjyrë tjetër, e zeza shton dramë tek çdo lloj ndjenje që doni të përçoni tek konsumatorët.

Cilat ngjyra preferoni ju për marketing?

 

burimi: ekonomionline

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0