A ka një ekuacion për lumturinë? Ja se si mund ta zbulojmë - Business Magazine Albania

A ka një ekuacion për lumturinë? Ja se si mund ta zbulojmë

Shumica e njerëzve do të donin që të ishin më të lumtur. Por nuk është gjithmonë e lehtë ta dish se si ta arrish atë qëllim.

A ka ndonjë ekuacion për lumturinë? Janë sugjeruar shumë formula. Flini mjaftueshëm. Ushtrohuni fizikisht. Meditoni. Ndihmoni të tjerët.

Kaloni sa më shumë kohë me miqtë dhe familjen. Në përgjithësi që të gjitha këto gjëra janë të lidhura me lumturinë. Por ato nuk funksionojnë për të gjithë. Lumturia është një çështje vërtet e komplikuar. Ajo mund të ndryshojë shpejt, dhe është ndryshe për të gjithë, në mënyra që shkencëtarët ende nuk i kuptojnë. Në studimet tona të vazhdueshme, ne po përpiqemi t’i japim një përgjigje kësaj pyetjeje.

Sondazhet mbi lumturinë mund të na tregojnë shumë të dhëna, përmes disa pyetjeve se si ndihen njerëzit në përgjithësi. Ndërkohë ne përdorëm smartfonët që po përdoren çdo ditë nga miliarda njerëz.

Shpeshherë njerëzit besojnë se telefonat inteligjentë janë të dëmshëm për lumturinë. Por shumë prej nesh kënaqen duke luajtur lojëra shumë popullore si Candy Crush Saga, Fortnite dhe Among Us. Mënyra sesi ndihemi psikologjikisht mund të ndryshojë shpejt gjatë kohës që luajmë lojëra, duke na garantuar një mundësi për të mbledhur informacione të hollësishme rreth ndërlikimeve të lumturisë.

Kohët e fundit kemi hedhur ne rrjet një aplikacion për smartfonë, The Happiness Project (Projekti i Lumturisë), të cilin çdokush mund ta shkarkojë falas. Në më pak se 5 minuta, ju mund të luani një nga katër lojërat, si për të mësuar ashtu edhe për të kontribuar në hulumtimin mbi lumturinë.

Deri më tani, kanë luajtur mijëra njerëz, duke iu përgjigjur mbi 1 milionë herë pyetjes “Sa të lumtur jeni tani?”. Deri tani, ne kemi arritur të kuptojmë se pritshmëritë kanë shumë rëndësi në lumturinë e njerëzve. Me 18.420 njerëz që luajtën një lojë të thjeshtë në telefonat e tyre, ne pamë se lumturia e tyre nuk varej se sa mirë po bënin, por nëse po bënin më mirë sesa prisnin.

Studimi ynë tregon se si pritshmëritë e mëdha mund të jenë problem. Prandaj nuk është një ide e mirë t’i thoni mikut tuaj se çfarë dhurate dëshironi për ditëlindje. Ulja e pritshmërive në momentin e fundit e rrit probabilitetin e një surprize pozitive. Problemi me përdorimin e këtij truku, është se tek lumturia ndikojnë edhe pritshmëri tepër ngjarjet e ardhshme. Nëse bëni plane për të takuar një mik pas punës, mund të jeni të pakënaqur nëse ai takim anulohet papritmas. Një arsye tjetër është se pritshmëritë janë vërtetë të rëndësishme për vendimmarrjen.

Nëse prisni gjithmonë më të keqen, është e vështirë të bëni zgjedhje të mira. Kur gjërat shkojnë më mirë sesa pritej, ky është informacioni që mund të përdorë truri juaj për të rishikuar për mirë pritshmëritë tuaja, në mënyrë që të bëni zgjedhje edhe më të mira në të ardhmen. Pritshmëritë reale janë përgjithësisht më të mirat. Në fakt, ne zbuluam se lumturia është e lidhur ngushtë me të mësuarit mbi mjedisin tonë. Ka raste siç janë shkuarja me pushime, kur ulja e pritshmërisë nuk mund të jetë një ide e keqe.

Në fund të fundit, pritshmëritë tuaja mund të jenë disi jorealiste nëse e zgjidhni destinacionin tuaj të pushimeve bazuar në rrëfimet e një mikut tuaj. Ju mund të kënaqeni më shumë nëse nuk prisni që gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte.

Një mësim tjetër që nxorëm nga lojërat tona në smartfonë, është se shumica e ngjarjeve nuk ndikojnë për shumë kohë tek lumturia jonë. Ju mund të mendoni se ka diçka që nuk shkon me ju, nëse nuk ndjeni një lumturi të qëndrueshme për një ngritje në detyrë, por gëzimi i kufizuar në kohë, është një përshtatje që e ndihmon trurin tuaj të përshtatet me rrethanat tuaja, dhe që më pas të jeni gati të bëni lëvizjen tuaj të radhës.

Në mjedise të pasigurta, përfshirë lojërat dhe jetën reale, ajo që ndodh disa minuta më parë është shpesh e parëndësishme për detyrën në fjalë. Natyra e lumturisë, nënkupton se është më mirë që ne të mendojmë për lumturinë në një mënyrë tjetër. Lumturia është një mjet, dhe jo një qëllim në vetvete. Ajo mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë se çfarë na intereson, se çfarë vlerësojmë. Mund të na tregojë nëse gjërat po shkojnë çuditërisht mirë, gjë që mund të na motivojë të vazhdojmë me gjërat tona. Kur lumturia jonë zbehet, kjo mund të jetë një shenjë që ne duhet të provojmë diçka të re.

Pandemia aktuale ka pasur një ndikim të madh në shëndetin mendor të njerëzve. Nuk ka qenë asnjëherë më e rëndësishme se sa tani të kuptuarit e lumturisë dhe mirëqenies shpirtërore. Ne nuk e dimë pse disa njerëz janë më të mërzitur sesa të tjerët. Ne nuk e dimë se përse pasiguria është vërtet stresuese për disa njerëz, por jo për të tjerët. Lojërat tona synojnë që ta zbulojnë këtë gjë.

Mijëra njerëz që luajnë lojërat në ‘’The Happiness Project’’ do të ndihmojnë shkencëtarët të shkruajnë ekuacionet për lumturinë. Nuk do të ketë kurrë një formulë për lumturinë, por shkenca mund të ndihmojë në shpjegimin e faktorëve të ndryshëm që kanë rëndësi për lumturinë në secilin prej nesh.

The Conversation

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0