A janë shqiptarët mosbesues ndaj punëdhënësve? - Business Magazine Albania

A janë shqiptarët mosbesues ndaj punëdhënësve?


Nga statistikat e portalit qeveritar e-albania, shërbimi më i përdorur në aplikacionin mobile nga qytetarët është kontrolli i deklarimit dhe të pagesës së kontributeve nga punëdhënësit. Sipas të dhënave në portal ky shërbim ka 1,628 përdorime në muaj. Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë përdoruesve të portalit të marrin informacion online rreth kontributeve të deklaruara dhe paguara nga punëdhënësit, prej muajit dhjetor të vitit 2011.

Lexoni: Si të verifikoni online nëse punëdhënësi po jua paguan sigurimet?

Por jo më kot shqiptarët janë mosbesues ndaj punëdhënësve. Sipas statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sigurimet shoqërore numërojnë rastet më të larta të mospagimit të detyrimit, megjithëse si vlerë në stokun e borxhit zinte vetëm 10% të totalit.

Shërbimet e tjera më ë përdorura

Shërbimi i dytë më i përdorur është nxjerrja e faturës së energjisë elektrike (e-pagesa) me 1,406 përdorime në muaj. Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, të gjenerojnë faturat e papaguara dhe kamat-vonesat e energjisë elektrike dhe t’i paguajnë ato online.

I treti më i përdorur është kontrolli për kundërvajtjet rrugore dhe i pagimi i tyre me 1,388 përdorime në muaj. Ky shërbim elektronik u jep mundësinë qytetarëve dhe bizneseve të kontrollojnë nëse kanë kundërvajtje rrugore të papaguara, nëse po, t’i paguajnë ato online.

Shërbimi i katërt është shikimi i certifikatave familjare me 783 përdorime në muaj. Shërbimi elektronik mundëson shikimin dhe verifikimin e të dhënave familjare, ekstrakt nga Regjistri i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, në formën e certifikatës familjare.

Shërbimi i pestë më i përdorur është Automjetet e mia, me 771 përdorime në muaj. Shërbim elektronik, i cili u vjen në ndihmë qytetarëve dhe subjekteve për të marrë informacion rreth automjeteve që zotërojnë.

Lexoni: E-Albania ofron shërbimin për lëshimin e vërtetimeve lidhur me pronësinë

Më pas renditen Aplikimi për Kartë Shëndeti me 432 përdorime në muaj; kontrolli i Pikëve të drejtuesit të mjetit me 357 përdorime në muaj; Certifikatat Personale me 342 përdorime në muaj; Gjobat e kontrollit në rrugë  me 254 përdorime në muaj; gjenerimi i kartës së shëndetit me 243 përdorime në muaj.

burimi: monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0