A funksionon një ditë jave me 4 ditë punë? - Business Magazine Albania

A funksionon një ditë jave me 4 ditë punë?

Japonia, vendi që na i dha botës termin “karoshi” për të përshkruar dukurinë e “vdekjes nga mbingarkesa në punë”, po mendon të fusë në zbatim një javë pune opsionale 4-ditore.

Kjo ide është paraqitur gjithashtu në Islandë, Zelandën e Re, Spanjë dhe vende të tjera. Në fakt ajo është aq shumë e qartë, saqë disa njerëz të mençur në të kaluarën do të tronditeshin po të mësonin se ne sapo kemi filluar të flasim për të. Njëri prej tyre do të ishte ekonomisti Xhon Mejnard Kejnes. Në vitin 1930, kur Depresioni i Madh po kërcënonte prosperitetin e vendit tij dhe të mbarë botës, ai shkroi një ese klasike mbi “Mundësitë ekonomike për nipërit dhe mbesat tona”.

Tendencat ekonomike dhe teknologjike afatgjata, argumentoi ai në një mënyrë kundër-intuitive, sugjerojnë se brenda një shekulli – domethënë tani – ne mund të plotësojnë në mënyrë efikase të gjitha nevojat tona, dhe do të punojmë vetëm për forcën e zakonit apo për argëtim, por edhe atëherë ndoshta jo më shumë se 15 orë në javë.

E megjithatë, numri mesatar i orëve të punës për person ka rënë shumë pak gjatë dekadave të fundit, dhe është ende shumë më i lartë se sa parashikoi Kejnes. Në shumicën e vendeve, java standarde e punës përcaktohet në 40 orë apo më shumë punë, por realiteti është se njerëzit bëjnë shumë më tepër orë pune jashtë orarit zyrtar.

Çuditërisht, janë ata që kanë të ardhurat më të larta – dhe për këtë arsye ata të cilët shumicën e nevoja fizike i kanë të paplotësuara – ata që punojnë më shumë. Disa nëpunës në Kinë mburren me punën në formatin “996” – nga ora 9 e mëngjesit deri orën 9 të mbrëmjes në 6 ditë të javës.

Kur isha dikur një bankier investimesh, disa nga kolegët e mi punonin mbi 100 orë në javë. Kjo është lloji i jetës që çon tek “karoshi”, të cilin kinezët e quajnë “guolaosi” dhe koreano-jugorët “gwarosa”.Përveç Kejnes, edhe të tjerët që do ta shihnin me habi këtë fenomen, përfshijnë paraardhësit tanë gjuetarë.

Për pjesën më të madhe të kohës të ekzistencës së species tonë, njerëzit kanë punuar sipas formulës kejnesiane- pra pak orë në ditë, dhe megjithatë ishin të shëndetshëm dhe madje të kënaqur, thotë antropologu James Suzman në librin e tij të fundit “Puna: Një histori nga Epoka e Gurit tek Epoka e Robotëve”.

Suzman thotë se një pjesë e arsyes ishte ndjenja e tyre e kohës dhe barazisë. Për shkak se ata kishin besim në aftësinë e natyrës për t’i ushqyer ato çdo ditë, mbledhësit gjuetarë planifikonin rrallë gjërat që bënin, dhe jetonin kryesisht sot për sot.

Dhe për shkak se banonin në grupe të vogla që vuanin nga pabarazia e statusit, akumulimi i pasurisë ishte në thelb i pakuptimtë, pasi të gjithë mund të kërkonin që ju të ndanit çfarëdolloj teprice që kishit. Kjo lloj “pafajësie” humbi afro 10.000 vjet më parë, kur u shfaq bujqësia. Tani njerëzit duhej të jetonin vazhdimisht në të ardhmen, duke mbjellë tani dhe duke korrur muaj më vonë, duke i ruajtur farat dhe të korrat për vitet kur mund të kishte të korra më të këqija etj.

Dhe ata jetuan në shoqëri më të mëdha sedentare, të cilat u bënë dukshëm më të pabarabarta. Kjo pasi ata zbuluan dëshira të reja materiale. Puna për të plotësuar nevojat tona ishte aty jashtë; puna për të kënaqur dëshirat tona ishte brenda. Dhe dëshirat janë të kufizuara vetëm nga imagjinata jonë.

Industrializimi, urbanizimi dhe moderniteti e nxitën shumë këtë zhvillim. Nisën të shfaqen reklamat që i ushqyen më tej fantazitë tona në lidhje me konsumin dhe statusin që mund të kishim në të ardhmen. Kohët e fundit, po dominojnë mediat sociale në internet, që na tregojnë përditë lajme mbi njerëz të tjerë që duket se kanë më shumë nga ne.

Është e vështirë të kalojë qoftë edhe një ditë të vetme pa e krahasuar veten më të tjetër, duke u ndjerë se nuk je gjëkundi, dhe duke arritur në përfundimin se duhet të përpiqesh më shumë. Prandaj jemi shndërruar në makina që garojnë me shpejtësi pranë njëra-tjetrës.

Në një lloj kuptimi, shpjegimi mbi këtë sjellje nuk mund të gjendet më tek ekonomia, pra tek mungesat materiale, por tek filozofia budiste: Nuk janë nevojat e trupit por dëshirat e mendjes ato që tani na shtyjnë dhe na mundojnë.

Fatmirësisht, në disa kultura prioritetet kanë filluar të ndryshojnë. Gjermanët që dikur ishin të famshëm për punën e palodhshme; njihen sot për pushimet e gjata në Majorka. Në përgjithësi evropiano-perëndimorë kanë zbuluar gëzimet e ngadalësimit të ritmit të jetës, sidomos kur krahasohen me amerikanët.

Kjo prirje po lulëzon në Azinë Lindore. Kur jetoja në Hong Kong dy dekada më parë, mendoja shpesh se nëse MaksVeber do të ishte gjallë, ai do të duhej që ta rishkruante librin e tij “Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” duke e zëvendësuar termin “Protestant” me “Konfucian”.

Por këto ditë edhe të rinjtë kinezë po e përqafojnë përtacinë si një mënyrë jetese. Unë e di mirë se ka lexues që nuk bien dakord me këto eksperimente. Edhe Kejnes e njihte frikën nga ajo që ai e quajti “papunësia teknologjike”.

Por ai e hodhi poshtë atë, duke supozuar se ankthi më i madh i njeriut ka të bëjë me atë që do të bëjë me veten kur të ketë shumë më tepër kohë të lirë. Për ta shpenzuar më mirë atë, rezulton se ne duhet të kultivojmë aspekte të reja – ose më mirë, antike – të natyrës sonë, të cilat as që mund të duken si punë. Kejnes mendonte se kjo është një përpjekje që ia vlen, pasi ne “jemi trajnuar shumë gjatë për t’u përpjekur, dhe për të mos shijuar”.

BLOOMBERG

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0